Detajet

Psikologe

1 Pozita
Industria:
Edukim / Trajnime / Art
Lloji i Punës:
Gjysëm Orar
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
21 June 2021

Përshkrimi

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR CICËRIMAT

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L – 212, (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5 pika c, të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L – 068, IP ‘’Cicërimat’ – shpall: 

K O N K U R S

1.  Psikologe (orari jo i plotë)
Aplikacioni i kompletuar për pozitën psikologe duhet të ketë këto dokumente:
- Formulari i aplikimit i plotësuar ( i cili merret në Institucionin Parashkollor ‘’Cicërimat’’ në Lagjen Kalabria Rr. “ Jon “  Prishtinë);
- Rezymeja Personale (CV);
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë);
- Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose certifikata duhet të përcaktoj qartë notën mesatare;
- Letër Motivuese
- Dëshmi për trajnime profesionale. 

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Psikologe:
- Fakulteti i Psikologjisë.
- Të ketë përvojë pune.   

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe kritereve nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:
-Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen kopje në I.P Cicërimat dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
- Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
- Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
- Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
- Për intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.

Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me: 07.06.2021 deri më datën 21.06.2021.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor ‘’ Cicërimat”, në adresën: rr. ‘Jon’’ pn. në Kalabri, nga ora 09:00 – 15:00.

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim. 

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme