Detajet

Psikolog/terapist ABA dhe Logoped

2 Pozita
Industria:
Kujdesi Mjekësor, Medicinë
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
24 September 2021

Përshkrimi

KONKURS 

Titulli i vendit të punës: Psikolog/terapist ABA dhe Logoped
Vendi i punës:
Prishtinë

Historiku i shoqatës:
Shoqata AUTIZMI është shoqata e parë në Kosovë e themeluar në vitin 2011 nga prindër të personave me autizëm me qëllimin kryesorë ofrimin e shërbimeve multidisiplinare dhe profesionale të trajtimit për fëmijët me autizëm. Shoqata ka degët e saj në Prishtinë, Prizren, Podujevë dhe Lipjan. Ne besojmë thellë në parimin që cdo individ meriton trajtim të dinjitetshëm konform nevojave që ka, prandaj vlerë e jona është ofrimi i trajtimit profesional por mbi të gjitha human, për të gjithë fëmijët me autizëm pa dallim. Përpos kësaj, shoqata funksionon me parimin e mbrojtjes së drejtave të fëmijëve, duke u treguar zero tolerant ndaj cfarëdolloj abuzimi ndaj tyre. Ne, cmojmë lartë angazhimin e punonjësve tanë në ngritjen e tyre profesionale, prandaj vizion i shoqatës është që të kontriboj në vazhdimësi në edukimin e stafit të vet përmes avancimit të tyre profesional me qëllimin që cilësitë e shërbimeve të rriten.

Përshkrimi i punës:
Vlerë e jona mbetet ofrimi i shërbimeve nga një ekip multidisiplinar, prandaj edhe ka të angazhuar psikolog, logoped dhe ergoterapist si pjesë të ekipit trajtues për personat me autizëm.
Dega kryesore e shoqatës Autizmi në Prishtinë është në kërkim të një Terapisti/e të diplomuar në fushën e psikologjisë/punë sociale, i/e cili/a do të zhvillojë punë direkte me fëmijët, me qëllim të stimulimit dhe zhvillimit të shkathtësive të tyre njohëse dhe një Logopedi/e i/e cili/a do të angazhohet në stimulimin dhe zhvillimin e potencialit të gjuhës dhe komunikimit tek personat me autizëm që trajtohen në shoqatë.
Kandidati/ja duhet të ketë përvojë në ofrimin e shërbimeve stimuluese dhe logopedike. Do të konsiderohet përparësi njohja dhe përvoja në praktikim e qasjes së Analizës së Aplikuar të Sjelljes tek personat me autizëm. 

Kualifikimet:
-
Minimum, nivel i shkollimit Bachelor në fushat për të cilat është hapur konkursi (Psikologji, Punë Sociale dhe Logopedi). Përparësi do të konsiderohet niveli I studimeve Master,
- Dëshmi e përvojës së punës me personat e diagnostifikuar me Crregullimin e Spektrit të Autizmit,
- Njohja dhe përvoja në praktikimin e qasjes së Analizës së Aplikuar të Sjelljes do të konsiderohet përparësi
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe vlera humane
- Njohje të mirë të gjuhës angleze. Gjuhët e tjera do të konsiderohen përparësi Njohje e punës me kompjuter dhe në përdorimin e internetit në dobi të avancimit të punës
- Aftësi të mira të komunikimit konstruktiv
- Aftësi për të bashkëpunuar dhe koordinuar në punën në grup
- Aftësi për të punuar nën presion
- I/e hapur për orar fleksibil, në përputhje me nevojat e shoqatës
- Të ketë të zhvilluar mendimin kritik
- Njohjuri rreth politikës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Detyrat:
-
Zbaton Planin Individual të klientëve
- Bashkëpunon ngushtë me udhëheqëset e klasave të specializuara për mbarëvajtjen e Planit Individual të punës
- Raporton për ngecjet/përmbushjen e objektivave të Planit Individual
- Zbaton me përpikmëri Planin e Sjelljes së klientit
- Raporton për ngecjet/sukseset në reduktimin e sjelljeve të targetuara
- Në mënyrë kritike përkujdeset të analizojë nevojat e klientit
- Mendon në mënyrë creative për tejkalimin e barrierave eventuale në objektivat kognitive, gjuhësore dhe të sjelljeve
- Përkujdeset për zbatimin në përpikmëri të Planit Individual duke respektuar orarin terapeutik
- Bashkëpunon ngushtë me ekipin e disiplinave tjera
- Përpunon rezultatet pas cdo ore terapeutike
- Analizon rezultatet në periudha javore
- Në përputhje me nevojat, ofron shërbime edhe jashtë ambientit të qendrës
- Merr pjesë në të gjitha trajnimet dhe mbledhjet e stafit
- Raporton cfarëdo lloj abuzimi ndaj fëmijës, të cilin e vëren në ambientin e punës
- Kandidatët e interesuar luten që të dërgojnë CV-në, një Letër Motivuese, Dëshminë që personi nuk ka të kaluar kriminale dhe Letër Reference, në adresën elektronike [email protected], më së largu deri më 24.09.2021.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë të rekrutimit. 

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme