Detajet

Punë Praktike në Zyrën e Kryeministrit

Pozita
Industria:
Edukim / Trajnime / Art, Burime Njerëzore, PR
Lloji i Punës:
Praktikë / Vullnetar
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
11 July 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit-Ured Premijera-Office of the Prime Minister
Sekretariati Koordinues i Qeverisë – Government Coordination Secretariat– Koordinacioni Sekretarijat Vlade

 KONKURS
Për punë praktike në Zyrën e Kryeministrit

Njoftohen të interesuarit, student dhe të diplomuar në fushën e drejtësisë, ekonomisë, shkenca sociale, shkenca politike dhe administratë publike, se mund të bëjnë kërkesë për mbajtje të praktikës në Zyrën e Kryeministrit për një periudhë kohore deri në 6 muaj.
Kandidatët duhet të kenë aftësi të mira në të shkruar, përgatitjen e prezantimeve të ndryshme si dhe aftësi të mira komunikuese. Gjithashtu, duhet të jenë në gjendje të punojnë të pavarur, por edhe si pjesë e grupeve punuese, të jenë kreativ dhe proaktiv në punë si dhe aftësi të përdorimit të programeve të Microsoft Office.

Të interesuarit duhet të dorëzojnëdokumentet përcjellëse për aplikim:
-Cv-në
-Letër motivimi - jo më shumë se 500 fjalë;
-Kopjen e letërnjoftimit valid;
-Dëshmi nga fakulteti ose kopja e diplomës;
-Dëshmitë e kryerjes së kurseve apo trajnimeve (nëse ka);
-Çfarëdo dëshmie tjetër të përvojës së mëhershme të punës ose praktikës institucionale (nëse ka).
Dokumentet e lartpërmendura duhet të dorëzohen në Ndërtesën e Qeverisë, Kati i parë, Zyra 113, çdo ditë pune nga ora 10:00 – 12:00 dhe 13:00-15:00, nga data 9 qershor- 16 qershor 2020.

Vetëm kandidatët CV-të dhe dokumentacioni i të cilëve do të vlerësohet nga Komisioni do të ftohen për testim me shkrim. Ata që kalojnë testimin me shkrim do të ftohen pastaj për intervistë.

Angazhimi i këtyre praktikantëve mundësohet në kuadër të projektit për Përmirësimin dhe Zhvillimin e Politikave që përkrahet nga Ambasada e Suedisë në Kosovë përkatësisht nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar - SIDA.

*Vërejtje: Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në kopje sepse nuk kthehen.

Galleria

Rreth Kompanisë

Numri Stafit251-500

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme