Detajet

Punëtor në Njësinë e Kontrollës

1 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Gjakovë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
04 March 2021

Përshkrimi

Kompania  Rajonale e Ujësjellësit Gjakova,Sh.A , duke u bazuar  në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), nenit 4 paragrafi 1,2,3,4,5 dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/ 2017 për Rregullimin e Procedurave  të konkursit në Sektorin Publik  shpall :       

K O N K U R S

Titulli I vendit të punës - Punëtor në Njësinë e Kontrolles (NJO - Prizren)
Numri i pozitave:
1 (një)
Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :
-
Realizimi i kontrolles të rasteve të keqpërdorimit të ujit nga konsumatorët e pandërgjegjshëm
- Përpunimi i kontrolleve  të fundit
- Dorëzimi dhe zhvillimi i raporteve lidhur me çështjet e kontrolles
- Ushtrimi i kontrolles në evidentimin e saktësisë së leximit të ujëmatësve tek rajonet e inkasantëve
- Sigurimi i informatës/dokumentit të duhur të konsumatorit
- Sigurimi i ekzekutimit teknik adekuat dhe efikas
- Si dhe detyrat tjera të cilat (mëtutje) mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të punës ose të caktuara nga punëdhënësi 

Kualifikimi, përvoja e punës,  aftësitë dhe karakteristikat personale:
-
Përgatitja profesionale/Shkollore- Shkolla e Mesme
- Preferohet provoja e punës 1 vjeçare  që ndërlidhet me pozitën  apo të ngjashme.
- Preferohet njohja e punës me kompjuter ( Microsoft office ).
- Aftesi komunikuese dhe te bashkpunimit
- Vet-iniciator/e dhe fleksibil /e në orar të punës.
- Vërtetim nga gjykata që nuk është  nën hetime. 

Paga mujore: Sipas Rregullores.

Informata të përgjithshme :
-
Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët  që plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale sipas konkursit.
- Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.

Procedura për aplikim-   Aplikacioni ( formulari) për konkurrim merret në Kompani dhe në ueb-faqen e Kompanisë, dhe të njëjtës i bashkëngjiten: 1. kopja e letërnjoftimit 2. Certifikata e lindjes, 3.CV-ja 4. Letër Motivuese/ kërkesë për punësim 5. kopjet e dokumentacionit të kualifikimit( kopja e noterizuar), si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati i konkurrimit është nga data:  18/02/2021 deri me  04/03/2021. Adresa e zyrës Rr”UÇK”Nr.7,50000-Gjakovë- Kosovë.

Vërejtje:  Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e  fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, ndërsa  aplikacionet që arrijnë pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen .

Galleria