Detajet

Senior React Developer

1 Pozita
Ornio AS
Industria:
IT Software, Grafikë / Web Dizajn / DTP
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
15 August 2021

Përshkrimi

About the role
Ornio po kërkon një Senior React Developer për të ju bashkangjitur ekipit në Prishtinë. Fokusi kryesor do të jetë zhvillimi i komponenteve të 'user interface' dhe implementimi i logjikes duke u bazuar në praktikat më të mira në React.js.
P.S Çdo rekomandim i juaji që rezulton me punësim/kontratë pune për personin që keni rekomanduar ju shpërbleheni me 100 euro.

Cfarë bëjmë ne në ORNIO?
Ornio është kompani që operon në sektorin e teknologjisë informative dhe merret me zhvillimin dhe dizajnimin e produkteve digjitale, ofron "web and mobile solutions" për kompani të mëdha dhe të vogla. Ornio bashkëpunon me start-up inovativë dhe kompani të tjera për t'i ndihmuar ata të zhvillojnë prezencën e tyre dixhitale në treg me teknologjitë e fundit.

Përgjegjësitë:
- Zhvillimi i funksioneve të reja duke përdorur React.js;
- Ndërtimi i komponentëve të ripërdorueshme dhe librarive për përdorim në të ardhmen;
- Zhvillimi i dizajneve dhe skicave në kod të cilësisë së lartë;
- Optimizimi i komponentave për performancë maksimale për një grup të gjerë të pajisjeve dhe shfletuesve të internetit.

Aftësitë:
- Njohuri të shkëlqyeshme në React.js / JavaScript, duke përfshirë manipulimin DOM;
- Njohuri të mira mbi React.js dhe parimet bazë të këtij framework-u;
- Përvoja me rrjedha të ndryshme të punës në React.js;
- Njohja e mekanizmave moderne të autorizimit siç është JSON Web Token;
- Përvoja me mjetet e përbashkëta të zhvillimit të frontit si Babel, Webpack, NPM, etj.
- Aftësi për t'i kuptuar kërkesat e projektit dhe për t'i përkthyer ato në kërkesa teknike;
- Përvojë me code versioning tools (sikurse Git, SVN, etj);
- Përvojë me Firebase

Cfarë ofrojmë ne?
- Një vend të punës stabil, me orar të plotë (e hënë - e premte).
- Mundësi për të punuar nga shtëpia 1-2 ditë në jave.
- Një ekip të vogël me shumë pasion në atë çfarë bënë.
- Mundësi të mira për zhvillim profesional.
- Çasje në mbi 500 trajnime/tutoriale online.
- Buxhet për konferenca rajonale.
- Rrogë të mirë (sipas eksperiencës)
- Sigurim shëndetësor.
- Kushte të mira punës siç janë të definuara me Ligjin e punës së Kosovës.
- Pushim me pagese për obligime fetare.
- Snacks

LOCATION
Prishtinë, Kosovë
TYPE
Full time
DEADLINE
15.08.2021

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme