Detajet

SERVISUES

1 Pozita
Industria:
Shërbime / Mirëmbajtje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Pejë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
26 April 2021

Përshkrimi

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në fabrikën e “Ujë Rugove” SH.P.K. në Drelaj (Rugovë), Pejë. Pozita e lirë është:

SERVISUES

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe servisimin e makinerive dhe pajisjeve.
- Sigurohet që makineritë punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
- Kujdeset për instalimet elektrike të fabrikës dhe kontrollon ato sipas nevojës.
- Bën diagnostikimin e dëmtimeve teknike, prishjeve dhe bënë ndërrimin ose riparimin e tyre.
- Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.

Kualifikimet dhe kërkesat:
- Të ketë të kryer së paku shkollën e mesme.
- Shkollimi i lartë universitar në fushën relevante konsiderohet përparësi.
- Përvojë pune së paku 1 vjeçare në fushën e servisimit apo elektrikes.
- Të jetë banor i regjionit të Pejës.
- Të ketë patent shofer, kategoria B.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
- Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 26 prill 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Galleria