Detajet

Shef i prodhimit

1 Pozita
Industria:
Ndërtim / Paisje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
02 August 2021

Përshkrimi

Olymp haus SH.P.K. kompani e cila bën prodhimin e shtëpive dhe moduleve të vendbanimit nga druri, SHPALL :

K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës,
Shef i prodhimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e tërë procesit të punës në procesin e prodhimit.
- Është përgjegjës për prodhim sipas praktikës standarde të operimit, duke përmbushur standardin e cilësisë dhe objektivat e prodhimit.
- Të ketë njohuri për materialet te cilat sherbejne për process të prodhimit, mjetet, pajisjet, makineritë dhe proceset e përdorura në prodhimin.
- Analizon udhëheqjen për funksionimin e suksesshëm të fabrikës duke përfshirë: prodhimin, kontrollin e cilësisë, mirëmbajtjen dhe monitoronin e pajisjeve punuese.
- Te jete i përgjegjshëm për të punuar me efikasitetin me të lartë të mundshëm, për t’iu shmangur gabimeve në prodhim, si dhe te kujdeset që kërkesat e prodhimit të plotësohen me kohë.
- Jep udhëzime dhe mban përgjegjësi në punëtoret e repartit dhe për punën që duhet të kryhet brenda orarit të punës.
- Identifikon mangësitë në prodhim dhe parashtron kërkesat për përmirësimet e nevojshme.
- Përgatitja e raporteve te ndryshme të mbarëvajtjes së punëve.
- Detyra tjera të kërkuara nga menaxhmenti.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Drejtimi: Inxhinieri I Ndertimtarisë
- Së paku dy (2) vite përvojë pune në fushën përkatëse,
- Te jetë në gjendje të punojë nën presion pune.
- Aftësi organizative dhe planifikim të prioriteteve;
- Të ketë iniciativa dhe kreativitet për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
- Aftësi të mira komunikimi në Gjuhën Shqipe dhe në Gjuhen Angleze, njohja e gjuhëve tjera konsiderohet përparësi;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet MS Office, Excel dhe Power Point;
- Patent Shofer – Kategoria B
- Të dij të punoj me programin AutoCAD dhe të ketë përvoje pune me këtë program min. 2 vjet.
- Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore – universitare,
- Letër Motivuese,

Aplikimi bëhet përmes emailit –  postës elektronike, në: [email protected]
Konkursi është i hapur deri më datën 16.08.2021

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme