Detajet

Shitës Ambulant

4 Pozita
Union
Industria:
Shitje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Vushtrri
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
31 May 2021

Përshkrimi

Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri për shkak të rritjes së procesit të punës shpall konkurs për 4 vende pune:
Pozita: Shitës Ambulant

Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
- I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
- Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësire dhe dukshmëri maksimale, 5)
- Së bashku me mbikëqyrësin menaxhojnë materialin reklamues (raftet, woblerat, postera, maica etj), kujdeset për mirëmbajtjen e tyre dhe shpërndarjen sipas prioriteteve;
- Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.

Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]. apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Kompanisë Union sh.p.k  me adresë Rr. Ajet Gërguri P.n Vushtrri.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 07 Maj 2021 deri më 31 Maj 2021.

Galleria