Detajet

Shitës Ambulantiv

3 Pozita
Industria:
Shitje, Shitje Direkte
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
14 August 2021

Përshkrimi

Kompania “Emona” Sh.p. është kompani vendore e cila mirret me distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare.

Me qellim te zgjerimit te rrjetit te shitjes ne ju ftojmë te gjithë te interesuarit te aplikojnë për pozitën ne vijim:

Shitës Ambulantiv-3 pozita

Detyrat kryesore:
- Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
- Rekruton klientë të ri dhe sigurohet që shërbimi ndaj klientëve te jetë ne nivelin me të larte;
- Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
- Bën prezantimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
- Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin përkatës.
- Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
- Kontrollon cilësinë e mallit të lënë tek klienti, bën palimin e mallit dhe kthimin ne rast të dëmtimit apo skadimit të afatit.
- Detyra dhe përgjegjësi tjera që  i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
- Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur;
- Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
- Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
- Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
- Patentë të vozitjes, kategori B.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected].
Vetëm kandidatet qe hyjnë ne rrethin e ngushte do te njoftohen përmes telefonit dhe do te ftohen ne interviste.
Konkursi mbetet i hapur nga data 26.07.2021 - 14.08.2021

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme