Detajet

Shitës I biletave dhe rekuiziteri

1 Pozita
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Patenta e shoferit:

Deadline:
18 August 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës
Komuna e Prizrenit / Opština Prizren – Prizren Belediyesi

Nr: 01-111-71651
Dt: 04.08.2020

Në bazë të Nenit 8 paragrafi 1 dhe 2, Nenit 10 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-2012, Nenit 17 paragrafi 1 të Ligjit për Teatrot Nr. 04/L-l06 dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Prizrenit shpall:

Konkurs
Për stafin administrativ së Teatrit të Qytetit  “Bekim Fehmiu “

 
Titulli i pozitës : Shitës i biletave dhe rekuiziteri
Nr. i pozitave : 1 (një)
Grada / koeficienti : 6
I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Identifikimi, mbledhja, gjetja, realizimi dhe furnizimi i rekuizitave të një shfaqje sipas kërkesave të regjisorit dhe skenografia;
- Mirëmbanë, ruan dhe përkujdeset për të gjitha rekuizitat e shfaqjeve në repertory dhe atyre të mëhershme;
- Regjistron rekuizitat në stok dhe përpilon listën e tyre gjatë gjithë kohës;
- Bashkëpunon ngusht me realizatorët e skenografisë, inspicientin, skenografinë dhe regjisorin e shfaqjes;
- Përcjell provat e shfaqjes sipas kërkesave të inspicientit dhe regjisorit duke asistuar në identifikimin dhe ofrimin e rekuizitave të nevojshme për prova ;
- Përcjell orarin e shfaqjeve dhe përgadit para çdo prove dhe shfaqje rekuizitat të tyre;
- Asiston prapa perdeve në rast nevoje për aktorët duke orfuar rekuizitat e nevojshme;
- Bën rezervimin dhe shitjen e biletave të shfaqjeve të teatrit;
- Identifikon dje mban përgjegjësi për numrat serik të biletave;
- Kryen edhe punë tjetra në bazë të udhëzimeve të drejtorit të Teatrit

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara :
- Duhet të ketë të kryer shkollën e mesme;
- Së paku 3 (tre) vite përvojë pune për aktivitete në teatër ;
- Njohja e punës praktike për përdorimin e veglave të punës për realizimin e rekuizitave .

Dokumentet e kërkuara :
- Diploma e shkollës së mesme e noterizuar;
- Dëshmi mbi përvojën e punës ;
- CV-në e tij/saj ;
- Dokument Identifikimi ;
- Çertifikata që nuk jeni nën hetime .

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 04.08.2020 deri më datën 18.08.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks- gov.net/prizren/category/konkurset- njoftimet/aplikacione/dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 –16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi. 

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme