Detajet

Shofer

50 Pozita
Industria:
Transport / Distribuim
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
30 August 2022

Përshkrimi

Konkurs për shofere(ë) për shërbimin taksi


Jemi në kërkim të shofereve(ëve) për të ofruar shërbimin taksi – transportin e pasagjereve(ëve) në mënyrë të rehatshme, të sigurtë dhe me kohë.

Kompania është e interesuar të punësoj kryesisht shofere me qëllim të fuqizimit ekonomik të gruas dhe pjesëmarrjës në sektorin e transportit të udhëtarëve. Prandaj, përparësi do të kenë aplikimet e pranuara nga gratë dhe vajzat e interesuara.

Përgjegjësitë e shofereve(ëve) përfshijnë organizimin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së veturave në intervale të rregullta, planifikimin e itinerarit sipas kushteve të rrugëve dhe trafikut dhe menaxhimin e pagesave.
Synojmë që të na ndihmoni në ofrimin e një shërbimi cilësorë, me theks të veçant në kujdesin për klient dhe kënaqshmërinë e tyrë.

Për t’u marrë parasysh aplikimi juaj, duhet të keni patent shoferi valid të lëshuar nga organet kompetente në Republikën e Kosovës si dhe historik të pastër të ngasjes/vozitjes pa kundërvajtje në trafik gjatë 12 muajve të fundit. Të keni parasysh se kandidatët nuk duhet të posedojnë veturat e tyre, kompania do të ofroj veturat e saj.

PËRGJEGJËSITË:
-
Planifikon itinerarin paraprakisht për të siguruar një udhëtim të përshtatshëm;
- Merr pasagjeret(ët) nga pika e dëshiruar dhe në kohën e kërkuar;
- Procedon pagesat dhe lëshoni fatura/kupona fiskal;
- Ndihmon pasagjeret(ët) në ngarkimin dhe shkarkimin e valixheve;
- Përcjellë njoftimet/raportet nga baza rreth kushteve atmosferike dhe të trafikut për planifikim më të mire;
- Përshtatë itinerarin për të evituar trafikun e ngarkuar ose punimet në rrugë sipas nevojës;
- Përgjigjet në kërkesat e pasagjerëve rreth lagjes apo vendeve me interes në Prishtinë;
- Kufizon komunikimet me pasagjere(ë) vetëm në adresimin e kërkesave të tyre;
- Sigurohet që të gjitha ulëset në vetura janë pastra dhe të rehatshme për të gjithë pasagjeret(ët);
- Cakton kontrollën e rregullt të veturave dhe raportoni çdo defect apo parregullësi; dhe,
- Rezervon shërbimin e auto-larjes dhe pastrimit gjeneral të veturës për mirëmbajtje të pastërtisë së hapësirës së brendshme dhe të jashtme të veturave.

KËRKESAT DHE AFTËSITË:
-
Përvojë e ngasjes së veturës (nuk kërkohet përvojë paraprake si shofere(ë) për transport të udhëtarëve);
- Patent shoferi valid;
- Historik të pastër të ngasjes/vozitjes pa kundërvajtje në 12 muajt e fundit;
- Mprehtësi në të pamur (e përcaktuar me vizitë tek oftalmologja(u) pas përzgjedhjes së kandidates/it);
- Njohuri e përdorimit të telefonave të mençur në sistemet Android ose iOS;
- Njohuri e operimit të sistemeve GPS të navigimit;
- Njohuri e zonave dhe lagjeve të Prishtinës;
- Aftësi të ngritjes së pakove të rënda ose valixheve të kufizuara deri në 20kg;
- Disponueshmëri për punë në fundjava apo në ndrrimin e natës në raste të veçanta;
- Prirje për sjellje të mirë dhe profesionale;
- Aftësi për të mirëmbajtur qetësinë në situata stresuese gjatë ngasjes (p.sh. trafik i ngarkuar);
- Aftësi të komunikimi bazik në gjuhë angleze, përveç gjuhës shqipe; and,
- Diplomë të shkollës së mesme.

APLIKIMI:
Kandidatet(ët) e interesuar duhet të plotësojnë aplikimin e tyre në linkun: https://forms.gle/7mjMhAiexPLdh8Ey7. Aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 30.08.2022 në ora 24:00.

Kontakti i drejtpërdejtë me kompaninë nuk është i mundur. Vetëm aplikacionet e plota do të konsiderohen dhe kompania do të njoftoj vetëm kandidatet(ët) e përzgjedhura.


Galleria