Në kuadër të zgjërimit të aktivitetit, Farmitalia SH.P.K shpall:
KONKURS
SHPERNDARES I MALLIT
Vend të punës: 2 pozitë
Përgjegjësitë:
- Ngarkimi, transporti dhe dorëzimi i produkteve farmaceutike sipas porosive.
- Sigurimi që mallrat të trajtohen me kujdes dhe të dorëzohen në gjendje të mirë.
- Mbajtja e dokumentacionit të nevojshëm për dërgesat dhe konfirmimi i pranimit nga klientët.
- Monitorimi i kushteve të transportit për barnat. -Bashkëpunimi me ekipin e depos për
- koordinimin e shpërndarjeve.
- Respektimi i rregullave të sigurisë rrugore dhe standardeve farmaceutike gjatë transportit.
Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës së mesme.
- Eksperiencë e mëparshme në shpërndarje ose logjistikë (përvoja në sektorin farmaceutik
- përbën avantazh).
- Leje drejtimi e vlefshme për kategorinë përkatëse të automjetit (Kategoria B)
- Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe për të menaxhuar ngarkesën e punës.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me klientët dhe ekipin.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në me foto ne emailin
[email protected] Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë