Inno Home po kërkon një Social Media Manager!
A je i/e apasionuar pas rrjeteve sociale dhe krijimit të përmbajtjes kreative? Inno Home po kërkon një person të talentuar për të menaxhuar dhe zhvilluar prezencën tonë online!
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e të gjitha rrjeteve sociale të kompanisë (Facebook, Instagram, TikTok, etj.).
- Krijimi i përmbajtjes vizuale dhe tekstuale (foto, video, postime, story, reels).
- Planifikimi dhe publikimi i postimeve sipas një strategjie të mirëpërcaktuar.
- Ndërveprimi me ndjekësit, përgjigja ndaj komenteve dhe mesazheve, si dhe rritja e angazhimit me audiencën.
Çfarë kërkojmë nga ti?
- Eksperiencë të mëparshme në menaxhimin e rrjeteve sociale (ose aftësi të dëshmuara në këtë fushë).
- Aftësi për të përdorur mjete bazë të dizajnit (Canva, Photoshop ose aplikacione të ngjashme).
- Njohuri bazë mbi strategjitë e marketingut digjital dhe trendet e fundit në social media.
- Kreativitet, përkushtim dhe dëshirë për të sjellë ide të reja.
Apliko tani!
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit
"Apliko Këtu" ose përmes email-it:
[email protected]