Detajet

Teknik I Skenës dhe mirëmbajtjës i ngrohjes

1 Pozita
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Patenta e shoferit:

Deadline:
18 August 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës
Komuna e Prizrenit / Opština Prizren – Prizren Belediyesi

Nr: 01-111-71651
Dt: 04.08.2020

Në bazë të Nenit 8 paragrafi 1 dhe 2, Nenit 10 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-2012, Nenit 17 paragrafi 1 të Ligjit për Teatrot Nr. 04/L-l06 dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Prizrenit shpall:

Konkurs
Për stafin administrativ së Teatrit të Qytetit “ Bekim Fehmiu “
 
 Titulli i pozitës : Teknik I Skenës dhe mirëmbajtjës i ngrohjes
 Nr. i pozitave : 1 (një)
 Grada / koeficienti : 6
 I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
 Orari i punës : I plotë 40 orë në javë
 
 Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Përgadit skenën nga ana teknike;
- Rregullimin dhe mirëmbajtjen e skenografisë, po ashtu edhe në realizimin e saj në bazë të dizajnimit nga ana e skenografit;
- Dorëzimin e skenografisë në gjendje të rregullt dhe dorëzimin e saj deri te dekorateri;
- Mirëmbajtjen e makinave punuese të drurit, hekurit dhe materialeve tjera;
- Kryen edhe punë tjera të rekomanduara nga ispicienti dhe drejtori i Teatrit;
- Mbikqyr dhe kujdeset për sistemin e aparaturave të ftohjes dhe ngrohjes së ambienteve në godinën e Teatrit (salla, skena, holli, zyret etj );
- Raporton për ndonjë defekt eventual të sistemit të ngrohjes dhe ftohjes dhe servisimin e saj;
- Kryen edhe punë të tjerë konform rregulloreve po ashtu edhe me urdhëresë të drejtorit të Teatrit;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara :
- Duhet të ketë të kryer shkollën e mesme;
- Së paku 2 (dy) vite përvojë pune si teknik skene;
- Të ketë njohuri të punës praktike në

Dokumentet e kërkuara : 
- Diploma e shkollës së mesme e noterizuar; 
- Dëshmi mbi përvojën e punës ; 
- CV-në e tij/saj ; 
- Dokument Identifikimi ; 
- Çertifikata që nuk jeni nën hetime .

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 04.08.2020 deri më datën 18.08.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.
 
 Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks- gov.net/prizren/category/konkurset- njoftimet/aplikacione/dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.
 
 VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 –16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme