Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëminë e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 20 (njëzetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë dhe Lipjan.
Aktualisht Aztech Shpk për Zyrën Qendrore në Prishtinë kërkon të rekrutojë me orar të plotë një: Transporter
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen transportin e mallrave neper lokacionet e caktuara,
- Planifikon itinerarin dhe kujdeset për arritjen me kohe në lokacionet e caktuara,
- Përkujdeset që vetura të jetë ne gjendje te mire teknike dhe se i plotëson kërkesat relevante,
- Përgjegjës për raportimin e defekteve dhe te aksidenteve të automjetit,
- Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.
Kualifikimet:
- Të posedoj patentë shofer të kategoria C ,
- Së paku 2 vite përvojë pune relevante,
- Të jetë metodik dhe i organizuar,
- Fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve,
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
Afati për aplikim deri me datë: 04.06.2020.
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.