Detajet

Udhëheqës për menaxhimin e riskut

1 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik, Burime Njerëzore, Menaxhment
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
25 October 2020

Përshkrimi

Kompania e Sigurimeve “ SIGURIA ”, shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Udhëheqës për menaxhimin e riskut

Detyrat dhe përgjegjësitë :
-Të ndihmoj Bordin dhe Menaxhmentin e Lartë në kryerjen e përgjegjësive të tyre përkatëse, përfshirë ofrimin e analizave profesionale dhe kryerjen e rishikimit të rreziqeve; 
-Përgjegjës për procesin e matjes, vlerësimit të riskut dhe zhvillimit të strategjive për menaxhimin e tij në kompani;
-Të bëjë identifikimin e rreziqeve materiale individuale dhe të agreguara 
-Vlerësimin, agregimin, monitorimin dhe ofrimin e ndihmës në menaxhimin dhe adresimin e rreziqeve të identifikuara
-Të krijoj vlerësim largpamës të profilit të rrezikut; 
-Në vazhdimësi të vlerësoj mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm, në mënyrë që të identifikoj dhe të vlerësoj rreziqet e mundshme; 
-Të konsideroj rreziqet që rrjedhin nga marrëveshjet e kompensimit si dhe nga skema e bonuseve; 
-Caktimin e skenareve të stres-teste të rregullta; 
-Të kuantifikoj riskun jo vetëm në aspektin financiar, por edhe impakte tjera potenciale jo-financiare në kompani;
-Propozon objektivat të cilat duhet arritur për menaxherët e departamenteve;
-Informimin për Menaxhmentin e Lartë dhe raportimin në baza të rregullta kohore për Bordin ose Komitetin e Rrezikut, duke propozuar metodat e përshtatshme për zvogëlimin e rreziqeve të identifikuara;
-Të dokumentoj dhe t’i raportoj Bordit për ndryshimet materiale që ndikojnë në sistemin e siguruesit për menaxhimin e rrezikut, në mënyrë që ky sistem vazhdimisht të mirëmbahet dhe përmirësohet;
-Marrjen e informatave kontinuele dhe të freskëta, të cilat u nevojiten Siguruesve për vlerësimin e risqeve dhe marrjen e tyre në sigurim
-Përpiloj Politikën e Riskut, ku pasqyrohet filozofia e menaxhimit të riskut të kompanisë;
-Të propozoj kontrollë siguruese të aplikueshme dhe efektive për menaxhim të risqeve, implementimin e kontrollës dhe përgjegjësive për ketë veprime; 

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale:
-Diplomë universitare në fushën përkatëse.
-Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune menaxheriale në fushën e menaxhimit të riskut
-Aftësi organizative, analitike dhe menaxhuese;
-Njohuri të mira të punës me kompjuter 
-Të ketë njohuri të gjuhës Angleze 
-Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi  të reja në punë 
-Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale 
-Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit
-Diplomën/at dhe certifikata profesionale  

Si të aplikoni?
Të gjithë kandidatët e interesuar, mund t'i dorëzojnë aplikacionet e tyre në formë të elektronike në e-mailin zyrtar : [email protected]
-CV ;
-Letër motivuese;
-Diplomën universitare.

Afati i aplikimit deri më 11.10.2020
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore

Galleria