Detajet

Vende të lira pune

10 Pozita
Industria:
Medicinë , Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Gjysëm Orar
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Podujevë
Edukimi:
Karriera:
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
30 July 2020

Apliko

Përshkrimi

Republika e Kosovës / Republika Kosova / Republic of Kosova

Komuna e Podujevës / Opstina Podujevo / Municipality of Podujeva

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Nr.06-111/01-0031774/20

Dt.29.06.2020

Podujevë,


Në bazë të nenit 7 dhe 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik si dhe bazuar në kërkesat dhe nevojat për plotësimin e vendeve të punës me profesionist shëndetësor dhe jo shëndetësor në QKMF-Podujevë, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, shpallë:


KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës:


I. Mjek i Përgjithshëm i QKMF-së në Podujevë 2 (dy) vende të lira)

Koeficienti : 7.2

Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë

(Periudha provuese 6 muaj)


Përshkrimi i detyrave të punës :

-Ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen.

-Pranon pacientin nga Infermierja, shënon të dhënat në kartele shëndetsore, merr anamnezën, bënë ekzaminimin e pacientit (inspektimin, auskultimin, palpacionin dhe perkusionin), reanimimin kardio pulmunar dhe referon pacientin për hulumtime të tjera dijagnostike.

-Bënë diagnozën iniciale dhe trajtimin me terapi adekuate,

-Udhëzon tek specialisti konsulltant nëse është e nevojshme konsullta,

-Kryen shërbime në kuadër të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal -Bënë imunizimin (vaksinimin),

-Promovon edukimin shëndetsor,

-Trajton lëndime të vogla,

-Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme

-Bënë identifikimin e grupeve vulnerabile dhe të rrezikuara

-Bënë dhënjen e barerave dhe medikamenteve esenciale

-Gjatë punës së tij i asistojne infermierët

-Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të DMF dhe Drejtorit


Kualifikimi i kërkuara:

- Diploma e Fakultetit të Mjekësisë - Drejtimi i Përgjithshëm

- E domosdoshme Licenca e Punës


Dokumentet e kërkuara:

-Kopjen e diplomës së Fakultetit të Mjekësisë,

-Kopjen e licencës së punës

-Kopjen e letërnjoftimit apo të pasaportës

-Çdo dokument tjetër apo çertifikatë trajnimi, që kandidati-ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë. 

-Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter; - e deshirueshme.

-Certifikaten shendetesore te leshuar nga nje institucion publik shendetesor me te cilen deshmohet gjendja e tij/saj shendetesore (kandidati e sjell pasi te pranohet ne mardhenie pune).

-Certifikaten (deshmine) qe deshmon se kandidati nuk eshte nen hetime;


II. Infermier-e, 5 (pesë) vende të lira 

Koeficienti: 4.8

Lloji i vendit të punës në kohë të pacaktuar, me orar të plotë,

Periudha provuse 6(gjashtë) muaj 


Përshkrimi i detyrave të punës:

-Pranon,triazhon dhe informon pacientin,hap kartelën shëndetësore,merr anamnezën e shkurtër orjentuese,kryen participimin,matë gjatësinë,peshën trupore,temperaturën,tensionin arterial,reanimimin kardiopulmonar,bën EKG,problemet geriatrike,aplikon terapin parenteriale, IM, IV, subkutan ,infuzion, inhalimin,përpunimin e plagës,këshillon pacientin,dhe udhezon te mjeku familjar.

-Në bashkëpunim me mjekun familjar ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen. -Këshillon nënat për ushqimin e fëmijëve,mban kuzhinën demonstruese,bën inhalime në bazë të udhëzimeve mjeksore.

-Kryen shërbime të shëndetit reproduktiv,kujdesin antenatal dhe post natal,shërbime shëndetësore për fëmijë (përcjell rritjen dhe zhvillimin fizik dhe psikomotorik).

-Bën imunizimin,përcjell kalendarin e imunizimit,aplikon dhënjen e oksigjenit,cakton sheqerin në gjak me glykometër në raste urgjente,bën lavazhjen e veshit,audiogramet.

-Pomovon edukimin shëndetësor.

-Trajton lëndimet-plagët para dhe post operative.

-Jep ndihmë shëndetësore në Institucion dhe vendin e ngjarjes.

-Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme me udhezim të mjekut.

-Bën injektimin e të gjitha mënyrave të mundshme (IM,IV,SC,ID etj)

-Kryen të gjitha punët administrative në lidhje me shërbimet që i bën.

-Kryen edhe punë tjera sipas udhëzimit të mjekut.

-Për punet e veta i përgjigjet Mjekut dhe stafit udhëheqës.


Kualifikimi i kërkuara:

- Diploma e shkollës së mesme të Mjekësisë - Drejtimi i Përgjithshëm

- E doemosdoshme Licenca e Punës


Dokumentet e kërkuara:

-Kopje - Diploma e Shkollës së mesme të mjeksis drejtimi i përgjithshëm.

-Vërtetimi i përvojës së punës.

-Kopja e Letërnjoftimit,

-Dëshmia e Licencës së punës,

-Çdo dokument tjetër apo certifikat trajnimi,

-Dëshmi për njohjen bazike të Kompjuterit,

-Certifikatë që nuk është nën hetime,

-Certifikatën shëndetësore nga Institucioni publik shëndetësor e cila merret për kandidatin pasi të pranohet në marrëdhënje pune.

-Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime; 


Ill Infermier/e- Shofer për shërbim të Emergjencës , 1 (një) vend të lirë 

Koeficienti: 4.8

Lloji i vendit të punës në kohë të pacaktuar, me orar të plotë ,

Periudha provuse 6(gjashtë) muaj


Përshkrimi i detyrave të punës :

-Pranon,triazhon dhe informon pacientin, hap kartelën shëndetësore, merr anamnezën e shkurtër orjentuese, kryen participimin, matë gjatësin, peshën trupore, temperaturën, tensionin arterial, reanimimin kardiopulmonar, bën EKG, problemet geriatrike ,aplikon terapin parenteriale,IM,IV, SC, infuzion, inhalimin, përpunimin e plagës, këshillon pacientin dhe udhëzon te mjeku familjar.

-Në bashkëpunim me mjekun familjar, Mjekun specialist Emergjent ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen.

-Pomovon edukimin shëndetësor.

-Trajton lëndimet-plagët para dhe post operative.

-Jep ndihmën shëndetësore në Institucion dhe vendin e ngjarjes.

-Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme me udhëzim të mjekut.

-Bën injektimin e të gjitha mënyrave të mundshme (IM,IY,SC,ID etj)

-Kryen të gjitha punët administrative në lidhje me shërbimet që i bën.

-Kryen edhe punë tjera sipas udhëzimit të mjekut.

-Për punët e veta i përgjigjet Mjekut dhe stafit udhëheqës


Kualifikimi i kërkuara:

- Diploma e shkollës së mesme të Mjekesise - Drejtimi i Përgjithshëm

- E domosdoshme Licenca e Punës

- E domosdoshme Patenta e vozitjes në kategorinë B.


Dokumentet e kërkuara:

-Diploma e Shkollës së mesme të mjekësis drejtimi i përgjithshem.

-Vërtetimi i përvojës së punës.

-Kopja e Letërnjoftimit,

-Dëshmia e Licencës së punës,

-Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi,

-Dëshmi për njohjen bazike të Kompjuterit,

-Certifikatë që nuk është nën hetime,

-Certifikatën shëndetësore nga Institucioni publik shëndetësor e cila merret për kandidatin pasi të pranohet në marrëdhënje pune.

-Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime; 


IV. Higjenist-e, 1 (një) vend të lire

Koeficienti: 4

Lloji i vendit të punës në kohë të pacaktuar, me orar të plote 

(Periudha provuse 6(gjashtë) muaj)


Përshkrimi i detyrave të punës :

-Bën pastrimin e ordinancave, koridoreve dhe lokaleve të punes -Mbledh hedhurinat në lokalet e punës dhe i deponon në vendin e caktuar.

-Bën pastrimin e nyjeve sanitare -Pastron oborrin e objektit

-Në ordinancë dhe lokale të Administratës bënë pastrimin e inventarit, mjeteve të punës, dyshemeve, mureve, dritareve, dhe inventarit tjetër që gjendet në lokal- ordinance

 -Kujdeset për ruatjen, mirëmbajtjen e inventarit dhe mjeteve të punës

-Punët e rëndomta të pastrimit i kryen për çdo ditë, ndërsa një herë në muaj bënë pastrimin e përgjithshëm(gjeneral) të ordinancave, inventarit dhe mjeteve të tjera të punës 

-Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Shërbimit dhe Drejtorit


Kualifikimi i kërkuara:

- Diploma e Shkolles së Mesme


Dokumentet e kërkuara:

-Kopjen e diplomes së Shkollës së Mesme,

-Kopjen e letërnjoftimit apo të pasaportes

-Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (kandidati e sjell pasi të pranohet në mardhënie pune).

-Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime;


V. Zyrtarë Juridik - QKMF në Podujevë (1 (një) vend të lirë 

Koeficienti : 7.2

Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë

 (Periudha provuese 6 muaj)


Përshkrimi i detyrave të punës :

- Organizon punët në shërbimin zyra juridike

- Përpilon aket të ndryshme juridike të QKMF, merr pjesë në përpilimin e planeve të punës dhe analizave tjera lidhur me veprimtarin e QKMF.

- Harton vendime, aktvendime, shkresa dhe raporte të ndryshme për QKMF dhe institucione të tjera

- Udhëheqë me punët profesionale administrative-juridike, mban evidencen, strukturën kadrovike dhe profesionale të punëtorëve në QKMF.

- Udhëheq dhe përgadit procesverbale nga mbledhjet e mbajtura në nivel të stafit udhëheqës dhe përpilon vendimet dhe konkluzat të cilat dalin nga mbledhjet e QKMF.

- Ju ofron mendime juridike punëtorëve të QKMF

- Harton Projekt vendime dhe vendime individuale mbi të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e punëtorëve, kontratat e punës, kontratat me persona fizik dhe juridik.

- Nga bashkëpunim me udhëheqësit e shërbimeve përpilon Plan Programin për shfrytëzimin e pushimeve vjetore të punëtorëve.

- Me propozimin e Drejtorit harton kontrata të ndryshme për nevoja të QKMF.

- Sipas urdhërit të Drejtorit kryen edhe punë tjera profesionale.

- Për punën e vet i përgjigjet Drejtorit.

- Të jetë i përgjegjshëm, i aftë, i shkathte dhe kooperativ. 


Kualifikimi i kërkuara:

- Diploma e Fakultetit Juridik- 3 (tre) vjet përovoj pune


Dokumentet e kërkuara:

-Kopjen e diplomës së fakultetit -Vërtetimi i përvojes së punës.

-Kopjen e letërnjoftimit apo të pasaportës

-Cdo dokument tjeter apo certifikate trajnimi , që kandidati-ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

-Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter(word ,exel).

-Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (kandidati e sjell pasi të pranohet në mardhënie pune).

-Certifikatën (dëshmin) që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime;

Komuna e Podujeves ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen intervistimit.


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJ1THË KANDITATT

Konkursi mbetet i hapur 15 dite kalendarike duke filluar nga data e publikimit me 29.06.2020 Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Komunës së Podujevës Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë .

Kërkesat e kandidatëve me dokumente të pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim. 



 

Shiko Dokumentin

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme