Detajet

Vende të lira pune

4 Pozita
Magic ICE
Industria:
Shërbime / Mirëmbajtje, Shitje, Sektori i Sigurisë, Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Lipjan, Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
11 July 2022

Përshkrimi

MAGIC ICE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapura të punës:

Pozita: Roje-Sigurim Naten
Lokacioni: Lipjan.

Detyrat dhe përgjëgjësitë:
  • Të zbatoje me korrektësi dhe përgjegjësi disiplinën në punë dhe zbatimin e detyrave të ngarkuara;
  • Të raportoj mbi gjendjen e lënë, gjatë ndrrimit të tij;
  • Të mbajë vendin e punës te pastër dhe të rregull;
  • Të mos lejoj personat e paautorizuar të hynë në objekt;
  • Për çdo rast të rrezikut të informoj menaxherin dhe organet përgjëgjëse;

Kërkesat dhe Kualifikimet:   
  • Diploma shkollës së mesme;
  • Kopja letërnjoftimit;
  • Dëshmi për përvojën e punës (nëse posedon).
  • Të mos kenë dosje kriminale apo ndonjë rast ligjor në process
  • Të kenë gjendje të mire fizike dhe shëndetësore
  • Mosha 21-55 vjeç

Procedura e Aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected], duke përcaktuar në subjekt pozicionin “SIGURIM”  ose të kontaktoni në tel: ne 049/125-605, nga ora 10 deri ne ora 15. 
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
MAGIC ICE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapura të punës:

Pozita: OPERTAOR NE PRODHIM

PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS:
- Mbikëqyr procesin e prodhimit dhe të zbatoj planin prodhimit me makineri qe operon
- Te di te operoi me paisje ose te kete pervoi ne kete drejtim
- Bën pranimin e porosisë/urdhëresës për prodhim, duke qenë në gjendje në kohë optimale të bëj gati paisjet per pregaditje te masave te ndryshem ne prodhim
- Kontroll sistematik I përmbushjes së detyrave nga ekipi, punëtorët individual dhe udhëzimi I tyre, eliminimi në kohë I problemeve;
- Përdorim racional të kohes së punës, organizimi I punës dhe menaxhimi në linjën e prodhimit;
- Regjistrimi i Raporteve gjate procesit te   prodhimit
- Të monitorojë standardet e produktit dhe të zbatojë programet e kontrollit të cilësisë;
- Siguron ndjekjen e udhëzimeve për shëndetin dhe sigurinë në punë, përgjegjësi materiale për perdorimin korrekt të paisjeve të punës, kontrollin mbi pajtushmërinë me Sigurinë në punë brenda kufijëve që i delegohen.
- Vendi I punes eshte me intervale te gjatë kohorë

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
- Cv (Curriculum Vitae)
- Diplomë
- Tituj / Grada Shkencore
- Përvoja e punës/Referenca

APLIKIMET MUND TË DËRGOHEN NË ADRESËN ELEKTRONIK
"MAGIC ICE "Joint Stock Company
Adresa :Zona Industriale, pn. Lipjan
Telefoni per konkurset +38349125605 prej ores 9.00 deri me 16.00

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
MAGIC ICE , është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE , ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës:

Pozita: KOMERCIALIST i Shitjes në Teren

Përgjegjësitë kryesore:
-
Te kete pervoj pune si Agjent Tregtar
- Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
- Zbaton planin e parashikuar të shitjes
- Analizon prezencën e produkteve në treg
- Përcjell konkurrencën në treg
- Prezanton risitë dhe qëndrimet e kompanisë
- Te jetë I përgjegjshem në orar të punës
- Raporton në baza Javore
- Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave te caktuara të shitjes

Kualifikimet:
- Të këtë se paku shkollen e mesme të përfunduar.
- Te këtë njohuri te punës në kompjuter,
- Të jetë pozitiv dhe I motivuar për punë,
- Të ketë patentë shoferin kat. B
-Përvojë pune së paku 6 muaj në shitje,
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
- Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
- Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
- Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil

KRITERET E PUNËSIMIT:
- Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
- Posedon patentë shofer të kategorive B dhe C;
- Përvojë pune së paku 2 vjeçare në vozitje veturave të kategorisë C;

PROCEDURA E APLIKIMIT:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected] ose per informim ne  tel:049654550  dhe ne 049125605 nga ora 10 deri 15 ,  duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
MAGIC ICE , është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE , ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës:

Pozita: Mekanik i makinave prodhuese

Detyrat:
- Mbikëqyrja dhe pjesëmarrja në mirëmbajtjen e makinave prodhuese .
- Mirëmban planet javore, mujore, dhe vjetore të mirëmbajtjes.
- Rregullimi i makinave dhe prishjeve te mundëshme sipas nevojës.
- Të ketë njohuri mbi elektrikën ,(preferohet  të ketë përvojë  si elektricist )
- Organizimi dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e punëve.
- Kurdo që të jetë e nevojshme merr pjesë në intervenimet emergjente te makinave të prodhimit,rregullimi i temperaturës brenda komoreve etj.
- Gjatë intervenimeve dhe riparimeve bënë përdorimin e drejtë të veglave dhe pajisjeve të punës, si dhe përkujdeset për procedurat e sigurisë në punë.
- Të tjera: Për më tepër ai/ajo kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Drejtori i kompanisë dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të makinave të prodhimit

Kërkesat:
- Fakulteti i Inxhinierisë (preferuar)
- Njohuri për mekanikën dhe elektrikën
- Kapacitet për punë ekipore
- Aftësi të mira komunikimi me jashtë dhe brenda kompanisë
- Aftësi të ruajtjes së konfidencialitetit të informatave, diskrecion dhe lojalitet
- Të ketë përvojë pune së paku 3-vite në fushën përkatëse.

PROCEDURA E APLIKIMIT:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected]
ose per informim ne  tel: ne 049125605  nga ra 10 deri ne ora 15 ehene deri te ejten  ,kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Galleria