Detajet

Vozitës

2 Pozita
Industria:
Transport / Distribuim
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:
B, C

Deadline:
03 August 2021

Përshkrimi

Orbico është distributor kryesor në Evropën Juglindore, kompani rajonale me biznes në 20 vende.Ne kemi më shumë se 7500 të punësuar dhe menaxhojmë më shumë se 200 marka globale dhe lokale.Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosove ne po kërkojmë kandidatë të besueshëm, entuziastë dhe të orientuar në rezultate për pozitën e:

Vozitës (2 Pozita)
-( 1 Pozitë me leje të vozitjes kategori B )
-( 1 Pozitë me leje të vozitjes kategori C ) (Këto pozicione janë punë me orar të plotë)

 Kualifikimet:
- Të ketë se paku të kryer shkollën e mesme
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkepunim në ekip
- Aftesi për zgjedhje të problemeve
- Organizim i mirë i punës
- Respektim, integrim dhe punë etike
- Të ketë aftësi innovative
- Leje të vozitjes B, respektivisht C
- Njohuri të shkëlqyeshme në furnizim dhe shperndarje te mallit

Përfitimet e aplikanteve:
- Trajnimi dhe mbështetja fillestare  
- Pozicion sfidues në mjedis dinamik  
- Mundësi për rritje personale dhe profesionale  
- Page konkurruese në përputhje me rezultatet tuaja

Përshkrimi i punës dhe detyrat:
- Transportimi i mallit deri në pikat e blerësve
- Kontakton me blerësit
- Mban evidencen për mallin e shitur  
- Inkason mjetet për interesat e punëdhënësit nga blerësit
- Përkujdeset për automjetin dhe jep përgjegjësi nëse bën shkelje të rregullave të komunikacionit
- Dorëzon mjetet e inkasuara nga blerësit në ndonjërën nga llogaritë bankare të ndermarrjes
- Kryen punë tjera që i besohen
- Kujdeset për pamjen personale 

Ne po kërkojmë të plotësojmë pozicionet sa më shpejt të jetë e mundur.  Konkursi do të jetë i hapur nga data 19 Korrik 2021, dhe afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 03 Gusht 2021. Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që të dërgojnë një CV dhe një letër motivuese jo më vonë se 03 Gusht 2021 në: [email protected]                                         

Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha aplikacionet do të mbahen me konfidence te plote.

Galleria