Detajet

Zyrtar i marketingut

1 Pozita
KEP TRUST
Industria:
Marketing
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
05 August 2021

Përshkrimi

SHPALLJE PËR VEND PUNE 

KEP Trust , është  institucion  micro-financiar  lider ne Kosovë, me 31 dege  dhe  me mbi 200 punonjes. KEP Trust ofron mundësi të punësimit dhe perspektivë të mirë për karrierë dhe avansim personal për individë me ambicie, profesionalizëm dhe përkushtim për standarde të larta të performancës.

Ne kërkojmë kandidatë me entuziazëm dhe kualifikim për të plotësuar pozitave vijuese:

Zyrtar i marketingut

Regjioni:  Prishtinë-Selia Kryesore    (1)    (Nr. ref: KEP 015/2021)

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
-
Komunikon në baza ditore me kompanitë që kryejnë shërbime të marketingut për KEP;
- Merr pjesë në përgatitjen e planeve dhe kampanjave të marketingut;
- Monitoron mbarëvajtjen e kampanjave të marketingut;
- Merr pjesë në krijimin e përmbajtjes për kanale digjitale e tradicionale të marketingut;
- Mirëmban web faqen dhe rrjetet sociale të KEP;
- Koordinohet me degët për të organizuar kampanja lokale të marketingut;
- Monitoron vendosjen e elementeve vizuele nëpër degët e KEP;
- Monitoron aktivitetet që sponsorizohen nga KEP nëpë vende të ndryshme të Kosovës;
- Merr pjesë në organizimin e ngjarjeve (eventeve) të KEP;
- Merr pjesë në projekte të hulumtimeve për nevoja të marketingut;
- Merr pjesë në projekte për zhvillimin e produkteve të reja;
- Kryen punë administrative si mbajtje të minutave të komitetit për marketing, mbledhje të ofertave, përgatitje të kërkesave për blerje të materialeve për nevoja të marketingut;
- Punë të tjera të marketingut sipas nevojës.

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Kualifikim në marketing, komunikim, menaxhim biznesi, ose fusha të ngjashme (nuk përjashtohen personat që janë afër përfundimit të studimeve);
- Së paku 2 vite përvojë pune në fushën e marketingut (përvoja në insitucione të ngjashme nuk është e domosdoshme, por paraqet avantazh);
- Njohuri në menaxhim të rrjeteve sociale;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Meqë detyra kërkon edhe vizita nëpër degë, preferohet që kandidati/ja të posedojë apo të jetë në proces të kualifikimit për leje të vozitjes; 
- Aftësi për të shkruar kjartë;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
- Aftësi për të krijuar raporte dhe prezantime;
- Nivel i avansuar i përdorimit të pakos Microsoft Office.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është  dt. 05.08.2021  

Shënim: Do të kontaktohen vetëm kandidatët e selektuar në listë të ngushtë!

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme