Detajet

Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

1 Pozita
Industria:
Telecommunication
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Menaxher/Ekzekutiv
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
13 June 2020

Përshkrimi

Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 17 (Ligji nr.03/L-087, datë:13.06.2008, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 datë:20.04.2012; me tej ne tekst: Ligji nr. 03/L-087) dhe vendimit të datës 12.05.2020  Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të TK SH.A, shpall:

KONKURS PËR VEND TË PUNËS

Titulli i punës:                      Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit
Vendi:                                   Prishtinë
Ndërmarrja:                         Telekomi i Kosovës Sh. A
Afati i fundit për aplikim   13.06.2020

Duke i raportuar Bordit të Drejtorëve, Zyrtari Kryesor i Financave dhe Thesarit është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të Financave dhe Thesarit në TK. 

Zyrtari Kryesor i Financave dhe Thesarit duhet t’i plotësoj kushtet e kualifikimit dhe të pavarësisë sipas nenit 21, lidhur me nenin 17, te ligjit 03/L-087, i ndryshuar e plotësuar më vonë.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZKFTH janë:
- Udhëheqë evidencat lidhur me mjetet financiare te Korporatës dhe gjendjen e Thesarit;
- Themelon dhe shqyrton kontrollin e brendshëm financiarë, duke përfshirë edhe blerjet, faturat e parave kesh dhe asetet fikse; 
- Monitoron llogaritë fitimprurëse dhe koordinon pagesat e faturave dhe blerjeve të posaçme;
- Shqyrton shpenzimet e punonjësve për të siguruar pajtueshmërinë me politikat e Korporatës dhe buxhetin para pagimit;
- Përgatit dokumentet e Korporatës për auditimin në fund të vitit dhe shërben si një ndërlidhës për auditorët;
- Shqyrton, marrëveshje financiare dhe mirëmban të gjitha politikat e financiare të lidhura me biznesin;
- Përcakton dhe merr pjesë në hartimin e buxhetit të Korporatës;
- Zhvillon dhe implementon strategjitë financiare afat mesme dhe afat gjate për të siguruar menaxhim dhe siguri të fondeve në mënyrën më profitabile; 
- Inicion ndryshime dhe plane për zhvillimin e stafit në departamentin e financave në pajtim me praktikat moderne ekzistuese në këtë fushë; 
- Zhvillon procedurat për të kontrolluar dhe planifikuar qarkullimin e parave;
- Siguron që TK SH.A është në pajtim me legjislacionin dhe rregulloret relevante ne këtë fushë. 

Kushtet dhe kriteret që ZKFTH duhet t’i plotësoj:
- Kandidati duhet të ketë diplomë universitare nga  fusha e financave dhe/ose kontabilitetit. 
- Përvojë të konsiderueshme profesionale nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit;
- Të dëshmoj njohuri të duhura për menaxhimin financiar të ndërmarrjes.
- Aftësi për analizimin dhe detektimin e çështjeve të rëndësishme financiare; 
- Njohuri të gjerë të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS), menaxhim të financave dhe qarkullimit të parave;
- Kapacitet për të trajnuar dhe zhvilluar stafin e financave; 
- Aftësi të forta bindëse/ndër personale; 
- Zotësi për t’u përshtatur në situata të pa-planifikuara, apo të ndryshuar, fleksibilitet të planeve dhe masat për t’u përballur me rrethanat e tilla;
- Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara; 
- Pavarësia dhe niveli i lartë i integritetit përgjatë aktiviteteve në korporatë.
- Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të TK Sh. A, si dhe aftësia për të marrë vendime të  rëndësishme në situatat e vështira;
- Preferohet njohuri e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Kandidati duhet të ketë së paku 5 vite përvojë në menaxhimin e financave. Preferohen individët me përvojë pune në ndërmarrjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet te lartë. 

Aplikacionet duhet të dërgohen të shkruara ne njërën prej gjuhëve zyrtare ne Republikën e Kosovës dhe mund  të merren online në www.kosovotelecom.com.  Kërkesa për punësim se bashku me CV të detajuar, letër motivuese, dëshminë e kualifikimit dhe certifikata nga gjykata kompetente për mosqenie nen hetime jo me e vjetër se 6 muaj duhet të dorëzohen personalisht ne zarf të mbyllur ne zyrën e arkives qendrore kati VI, zyra nr.603. Ndërtesa Kryesore e TK Dardania pa nr. 10000 Prishtine, Republika e Kosovës ose ne email adresën [email protected].

Deklarata nën Betim nënshkruhet ne momentin e dorëzimit te aplikacionit. 
Letër-Referencat nuk kërkohet të dorëzohen ne këtë fazë.

Kandidatët me dokumentacion të mangët, të paplotësuar dhe jo adekuat do të refuzohen.

Galleria

Rreth Kompanisë

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme