Detajet

Zyrtar për integrime evropiane dhe bashkëpunim ndërkombëtar

1 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze, Serbo-Kroate
Patenta e shoferit:

Deadline:
09 July 2020

Përshkrimi

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs pune për:
Zyrtar për integrime evropiane dhe bashkëpunim ndërkombëtar

Njësia: Divizioni i integrimeve evropiane dhe bashkëpunim ndërkombëtar
I raporton: Udhëheqësit të Divizionit të integrimeve evropiane
Grada: 6

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
-Ndihmon në koordinimin e çështjeve që kanë të bëjnë me integrime evropiane e që ndërlidhen me sferën e përgjegjësive dhe detyrave të BQK-së me fokus të veçantë aspektin ligjor.
-Ndihmon në përgatitjen e raporteve dhe informatave relevante për proceset e integrimit evropian konform kërkesave dhe procedurave të përcaktuara nga BQK-ja, Ministria e Integrimit Evropian dhe institucionet tjera relevante (raportimet në baza të rregullta dhe sipas nevojës).
-Me autorizim të mbikëqyrësit mban kontakte të rregullta/vazhdueshme më njësitë organizative relevante në BQK me qëllim të adresimit efikas të çështjeve që dalin nga procesi i integrimit evropian.
-Ndihmon në evidentimin e sfidave që dalin nga raportet e vlerësimit të UE-së për vendin dhe kontribuon në adresimin efikas të tyre me qëllim të tejkalimit apo përmbushjes.
-Me autorizim të mbikëqyrësit mban kontakte të rregullta/vazhdueshme me zyrtarët relevantë të Ministrisë së Integrimit Evropian.
-Me autorizim nga mbikëqyrësi merr pjesë në takime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit ndërlidhur me sferën e integrimeve evropiane (seminare, takime të rregullta, raportimet e rregullta dhe punëtori).
-Me autorizim nga mbikëqyrësi merr pjesë në takimet e Komisionit për integrime evropiane në BQK dhe kontribuon në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimit konform kërkesave të kryesuesit te Komisionit.
-Kontribuon ne mbajtjen e kontaktit me institucione tjera publike për fushat me interes të përbashkët nga sfera e integrimit evropian.
-Me autorizim nga mbikëqyrësi merr pjesë në koordinim dhe mbarëvajtje të punëve lidhur me sferën e integrimeve evropiane dhe atë si në relacion me njësitë organizative brenda BQK-së ashtu edhe me institucionet tjera relevante (Ministria e Integrimit Evropian, Zyra e Komisionit Evropian dhe institucione tjera).
-Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen punë tjera në kuadër të Departamentit.

Njohuri e kërkuar:
-Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, drejtësisë marrëdhënie ndërkombëtare, integrime evropiane ose të ngjashme.
-Njohuri të mirë në të kuptuarit e funksionimit dhe zhvillimit ekonomik me fokus sistemin financiar në Kosovë dhe proceseve integruese.
-Njohja e gjuhës shqipe, serbe dhe e gjuhës angleze;
-Njohuri të mirë të punës me kompjuter si Excel, Word, Power Point, Access;
-Aftësi për të krijuar dhe mbajtur komunikim dhe marrëdhënie efikase ekipore në ambient ekipor, me përbërje ndërinstitucionale;
-Përkushtim për kualitet në punë dhe aftësi për të punuar nën presion.

Përvoja e kërkuar:
-Përvojë prej së paku dy (2) viteve me fokus në fushën e integrimeve evropiane, çështje ligjore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
-Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
-Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
-Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
-Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
-Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.

Procedura e aplikimit:
Afati i fundit për aplikim është 22 qershor 2020.
Aplikimi mund të bëhet on-line (https://hris.bqk-kos.org/) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr:8. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : https://hris.bqk-kos.org/apply.aspx;

Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2010
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme