Detajet

Zyrtar/e Administrativ/e

1 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
27 June 2021

Përshkrimi

Zyrtar/e Administrativ/e NË KFC Kosova

Rreth KFC
Të gjithë ne e duam pulën, mirëpo ajo çka na dallon ne nga të tjerët janë njerëzit tanë me ide të shkëlqyeshme të cilët fshihen pas suksesit të KFC.
KFC zotëron tregun kur bëhet fjalë për të shërbyer pulë. Një nga zinxhirët më të mëdhenj të ushqimit në botë, KFC është franshiza e më shumë se 25,000 restoraneve në rreth 145 vende të botës. Të gjitha restorantet shërbejnë pulë të shijshme dhe unike duke ofruar eksperiencë të pakrahasueshme për çdo klient.
KFC Kosova është themeluar 5 vjet më parë dhe operon me 12 dyqane mahnitëse. Ne kemi të punësuar mbi 300 punëtorë të zellshëm e të vendosur në karrierë.
Ne besojmë se përkushtimi ndaj punës krijon ndryshimin dhe se puna e shkëlqyeshme duhet gjithmonë të festohet. Jemi shumë energjikë dhe të pasionuar për atë që bëjmë!
Kështu, jemi në kërkim të kandidatëve të kualifikuar që ndajnë vizionin, vlerat dhe përkushtimin ndaj njerëzve tanë dhe ndaj shërbimit superior për klientët.

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
Si Zyrtar/e Administrativ/e do të keni rol kyç në operimin e aktiviteteve të përditshme të biznesit.

Përgjegjësitë:
- Mbështetet menaxhmentin, bashkëpunëtorët dhe vizitorët, duke ofruar ndihmë dhe korrespondencë në mënyrë të sjellshme dhe profesionale si në kontakt direkt, ashtu edhe nëpërmjet telefonit, postës dhe emailit;
- Planifikon, komunikon dhe koordinon takimet brenda zyrës dhe restauranteve, si dhe rezervimet/aranzhimet për udhëtime;
- Merr pjesë në mbledhje për të transkriptuar ''procesverbalet e takimeve'';
- Përkthen materiale nga/në gjuha angleze/shqipe;
- Është përgjegjës/e për mbajtjen e inventarit të të gjitha furnizimeve të zyrës dhe përgatitjen e porosive / blerjes për rifurnizim kur është e nevojshme;
- Bën fotokopjimin, skanimin, fajllimin e dokumenteve, shpërndarjen e postës dhe regjistrimin;
- Mirëmbanë, analizon dhe menaxhon dokumentet zyrtare të kompanisë në bazë të klasifikimeve të industrisë;
- Administron policat dhe mbanë kontakte direkte me kompani të Sigurimeve;
- Ndihmon në zhvillimin e udhëzimeve, politikave dhe procedurave;
- Bën përditësimin e të dhënave të kompanisë;
- Përgatitë raporte të rregullta administrative.

Kë po kërkojmë?
Një person me vetëbesim, energjik dhe komunikativ, I cili është i/e gatshëm/e të punojë në një ambient dinamik. Dikë që I pëlqejnë sfidat dhe ka aftësi të shkëlqyera organzative. I/e dhënë pas detajeve me pasion për punë.
Ju do të jeni Zyrtar Administrativ me mundësinë për t’u rritur brenda kompanisë dhe duke qenë i/e tillë duhet të keni vullnet për të mbështetur ekipin dhe njerëzit me të cilët bashkëpunoni.

Kjo pozitë gjithashtu kërkon:
- Diplomë Bachelor në Juridik, Menaxhment, Administrim Biznesi ose në drejtime të ngjashme;
- Të paktën 2 vite përvojë pune në Administratë ose departament që ndërlidhet me pozitën në fjalë;
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të larta organizative;
- Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar ;
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe identifikimit të prioriteteve;
- Aftësi të shkëlqyera hulumtuese dhe analitike, për të vepruar me integritet, profesionalizëm dhe konfidencialitet;
- Njohuri pune me programet bazë kompjuterike, të tilla si MS Office (MS Excel dhe MS Word);
- Njerëz me ide mahnitëse që ju pëlqen të buzëqeshin.

Çfarë mund të ju ofrojmë ne?
- Trajnim profesional brenda dhe jashtë vendit;
- Sigurim shëndetësor;
- Shujtë ditore falas në KFC (20% zbritje për çdo blerje tjetër);
- Ushqim dhe pije falas në zyrë;
- Veturë të kompanisë në dispozicion për të kryer punët dhe detyrat;
- Paisje elektronike (telefon, laptop dhe të tjera) në dispozicion për të kryer punët dhe detyrat;
- Rrjet të zgjeruar kombëtar dhe ndërkombëtar të karrierës;
- Aktivitete të ndryshme atraktive;

Si të aplikoni?
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, një deklaratë personale dhe dokumente të tjera relevante në
[email protected], deri më 27/06/2021. Ju lutemi që titulli I email-it të jetë " Zyrtar/e Administrativ/e ".

Galleria