Detajet

Zyrtar/e i/e Resurseve Humane

1 Pozita
Industria:
Burime Njerëzore
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Fushë Kosovë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
26 June 2022

Përshkrimi

Kompania Oberal LLC shpall konkurs për pozitën: Zyrtar/e i/e Resurseve Humane

Kërkohet një Zyrtare e Resurseve Humane për të punuar në kompaninë Oberal LLC, me seli ne Miradi e Epërme, Fushë Kosovë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore për pozitën e shpallur janë:
- Përgatitja e përshkrimeve të punës, shpallja e konkurseve dhe menaxhimi i procesit të punësimit
- Koordinon komunikimin me kandidatë dhe përcakton orarin për intervista
- Asiston në selektimin kandidatëve dhe përgatit raporte të nevojshme për panelin intervistues në procesin e rekrutimit
- Përgatitë kontratat e punës për te gjithë punonjësit dhe përkujdesët për vazhdimin e tyre
- Përkujdesët për orientimin fillestar për punëtorët e rinjë dhe kompletimin me te gjitha paisjet nevojshme për vendin e punës
- Përkujdesët për trajnimet dhe zhvillimin e punonjëseve
- Komunikimi me stafin rreth çështjeve që ndikojnë në përformancën dhe motivimin e tyre
- Përkujdesët për sigurimin e rregullave dhe procedurave te shëndetit dhe sigurisë së punonjësve
- Përkujdesët për plotësimin e të gjithë kërkesave ligjore për burimet njerëzore
- Organizon pushimet vjetore, dhe përgatitë vendimet nga fusha e burimeve njerëzore
- Përgatitë raporte të burimeve njerëzore, të tilla si prezenca ne pune, punëtoret e rinjë dhe raportet e lëvizjes se stafit
- Asiston në përgatitjen e listës se pagave duke përgatitur të dhënat përkatëse (mungesat, bonuset, pushimet, etj.)
- Menaxhon dhe përditëson bazën e të dhënave te RH me informacione të ndryshme të tilla si punësimet e reja, ndërprerjet e kontratave te punës, pushimet mjekësore, paralajmërimet, pushimet vjetore dhe ditët e festave
- Kryen edhe punë të tjera profesionale sipas kërkesës së drejtorit apo të udhëheqësit të sektorit të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave

Kualifikimet e kërkuara:
- Niveli i arsimimit të paktën bachelor në fushat relevante si: HR (Burime Njerëzore), Administrim Biznesi, Ekonomi, apo drejtime të ngjashme
- Përvojë pune të paktën 2 vite në pozicione të ndërlidhura HR (Burime Njerëzore) apo me administrim me përgjegjësi të ngjashme;
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant Excel, Word, Power Point, etj
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të menaxhimit të stresit;
- Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës

Konkursi do të jetë i hapur nga data 16/06/2022 deri me 26/06/2022.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin dhe CV-në në e-mail adresën: [email protected].
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatet të cilat i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Galleria