Detajet

Zyrtar/e Kryesor/e Financiar/e (ZKF) dhe i Thesarit

1 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
23 July 2020

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të Nenit 21 të Ligjit Nr. 03/L-087 mbi Ndërmarrjet Publike, respektivisht dispozitat e Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ndërmarrja Publike Lokale "Prishtina Parking” Sh.A. Prishtinë, shpall:


KONKURS
II.Zyrtar/e Kryesor/e Financiar/e (ZKF) dhe i Thesarit

Kualifikimi dhe përqatitia profesionale:
•Shkollimi Universitar Fakulteti Ekonomik nga Fusha e Financave/kontabilitetit (Ekonomist i diplomuar ose Master në shkencat ekonomike);
•Certifikuar me diplomë profesionale SCAAK apo ACCA apo të ngjajshme;
•Të posedoj përvojë profesionale mbi pesë (5) vite nga fusha e financave dhe kontabilitetit;
•Të ketë shkathtësi kompjuterike posaqërisht mbi sistemet e avancuara në fushën e financave/kontabilitet;
•Të plotësoj kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1. si dhe të plotësoj kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2. pikat (d), (f), 0), (k), (I), të ligjit nr. 03/L-087 të ndërmarrjeve publike dhe plotësim ndryshimit të ligjit për ndermarrjet publike nr. 04/L-111 neni 13;
•Njohja e gjuhës angleze;


Detyrat dhe përqjegjësitë:
•Është përgjegjës për zbatimin e të gjitha dispozitave financiare dhe standardeve të kontabilitetit, ligjet e aplikueshme në Kosovë të cilat rregullojnë qështjet financiare dhe aktet normative të ndërmarrjes;
•Organizon udhëheq dhe kontrollon punën e departamentit financiar;
•Mban përgjegjësi për pagesën e obligimeve financiare në pajtim me rregulloret financiare;
•Mban evidence dhe dokumentacion të saktë për investimet dhe pagesat e ndërmarrjes;
•Percjell dispozitat financiare në fuqi dhe literaturen profesionale dhe mban përgjegjësi nëse nuk aplikohen ligjet në fuqi;
•Kujdeset për pasurinë e ndërmarrjes, monitoron punën e komisioneve, kontrollon hyrje -daljet financiare në përgjithësi;
•Përcjell gjendjen financiare në banka dhe bashkëpunon me institucionet bankare dhe organet tjera në interes të ndermarrjes;
•Përgatit llogaritë periodike dhe përfundimtare;
•Është përgjegjës për përgatitjen e transfereve bankare përkatesisht pagesave me dokumentacion mbështetes dhe siguron KE-në se pagesa është në rregull;
•Harton, zbaton dhe kontrollon zbatimin e proceduarave financiare nga vartesit;
•Është përgjegjës të kontrollojë mbajtjen në rregull të arkivit të dokumentacionit të kontabilitetit dhe atij financiar;
•Zhvillon dhe zbaton rregullat e brendshme të kontrollit si dhe udhëzimet dhe procedurat për aktivitete si administrimi i buxhetit, menaxhimi i pasurive dhe detyrimeve dhe mbajtja e llogarive; 
•Është përgjegjës për rregullsinë e proceseve në funksionin e kontabilitetit në kompani, përgatit dhe zbaton procedurat e kontabilitetit sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë, si dhe me kompetencë menaxhon resurset financiare të kompanisë brenda ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
•Të përgatis të dhënat e ndërmarrjes për auditim;
•Mbanë përgjegjësi për kryerjen e regjistrimeve dhe barazimeve të pasurisë së Ndërmarrjes;
•Përgatit raportet periodike dhe vjetore të Ndërmarrjes për KE dhe Bordin e Drejtorëve.
•Ushtron kujdes për ecurinë e shpenzimeve të Ndërmarrjes, pagesën e obligimeve Ligjore dhe afarizmin e Ndërmarrjes;
•ZKFTH i raporton KE-se si dhe Bordit të Drejtorëve;
•Kryen edhe punë të tjera, për të cilat autorizohet nga KE dhe Bordi i Drejtoreve.
•Kohëzgjatja e punësimit, të drejtat dhe obligimet përcaktohen me kontratë punësimi në kohë të caktuar për tri (3) vite me mundësi vazhdimi.

Procedura e Konkurrimit
Kandidati-ja për poziten Zyrtar/e Kryesor/e Financiar/e (ZKF) dhe i Thesarit duhet t'i dorëzojë këto dëshmi:
•Aplikacionin;
•CV-në e Aplikantit;
•Lista kontrolluese (checklist):
•Dëshminë e Shkollimit (Fakulteti Ekonomik);
•Dëshminë për Përvojën e Punës (Trusti pensional);
•Referenca si dhe certifikatat tjera profesionale;
•Letër motivimin;
•Deklaratën nën betim (merret nënshkruhet me rastin e dorëzimit të dokumentacionit);
•Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjeter se tre (3) muaj);
•Kopjen e dokumentit të identifikimit;
•Deklarata nën betim.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Afati dhe mënyra e aplikimit
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me 19.06.2020 deri me datën 18.07.2020.
Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbime me Qytetare, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.


Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme