Detajet

Zyrtar/e për Auditim

1 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
23 July 2020

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të Nenit 21 të Ligjit Nr. 03/L-087 mbi Ndërmarrjet Publike, respektivisht dispozitat e Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ndërmarrja Publike Lokale "Prishtina Parking” Sh.A. Prishtinë, shpall:

KONKURS
III.Zyrtar/e për Auditim


Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
•Shkollimi Universitar Fakulteti Ekonomik nga Fusha e Financave/kontabilitetit (Ekonomist i diplomuar ose Master në shkencat ekonomike);
•Përvoja e punës mbi pesë (5) vite në pozita menaxhuese të auditimit pas diplomimit;
•Të jetë i licencuar për auditor (SCAAK, ACCA) apo të ngjajshme;
•Njohja e gjuhës angleze;
•Njohja e mirë e punës me kompjuter (MC Office)

Detyrat dhe përgjegjësitë:
•Rregullisht shqyrton gjendjen financiare të ndermarrjes, kërkesat e planifikuara financiare dhe përmes vërejtjeve apo sugjerimeve njofton Komisionin e Auditimit kur e konsideron të nevojshme.
•Rregullisht e verifikon funksionimin e rregullt të kontrolleve të brendshme dhe nëse e konsideron të nevojshme njofton Komisionin e Auditimit përmes vërejtjeve apo sugjerimeve me shkrim.
•Rregullisht verifikon përshtatshmërinë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të punës të cilat kanë për qëllim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i ndërmarrjes duke përfshirë dokumentacionin financiar mbahen në pajtim me standardet e kontabiliteti dhe ligjet në fuqi. Kujdes të veqantë ushtron që projekt - deklaratat financiare vjetore të përgatitet në mënyrë të rregullt dhe lidhur me këtë ti raportoj Komisionit të Auditimit kur e konsideron të nevojshem.
•Verifikon përshtatshmërine dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat garantojne se ndërmarrja zbaton standardet dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.
•Kryen vlerësim të pavarur të efikasitetit të politikave, procedurave dhe standardeve përmes të cilave bëhet menaxhimi i resurseve financiare, fizike dhe informative të ndërmarrjes. Përcakton llojin dhe tekniken e audtitimit të brendshëm për secilin rast konkret duke u bazuar në ligjet pozitive, aktet normative praktikën e mirë dhe njohurit profesionale.
•Koordinon mënyrën e bashkëpunimit me auditoret e jashtem dhe kujdeset që palët të jenë në dijeni, siguron dokumentacionin e nevojshëm dhe raporton për fushat gjegjëse, financiare dhe të prokurimit por duke pasur për bazë konfidencialitetin.
•Propozon masat që duhet të ndërmiren nga ndërmarrja për ngritjen e efikasitetit dhe zbatimit të rregullave gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.
•Zbaton të gjitha rregullat dhe standardet të cilat kanë të bëjnë me auditimin e brendshëm duke i raportuar KE-së, Komisionit të Auditimit dhe Bordit të Drejtorëve.
•Duhet të demonstroj integritet personal dhe profesional duke bashkëpunuar me menaxhmentin, Komisioni e Auditimit dhe KE-në.
•Kryen edhe punë të tjera për të cilat kërkohet nga menaxhmenti dhe Komisioni i Auditmit.
•Kohëzgjatja e punësimit, të drejtat dhe obligimet përcaktohen me kontratë punësimi në kohë të caktuar për tri (3) vite me mundësi vazhdimi.

Procedura e Konkurrimit:
Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e për Auditim duhet t'i dorëzojë këto dëshmi:
•Aplikacionin;
•CV-në e Aplikantit;
•Lista kontrolluese (checklist):
•Dëshminë e Shkollimit (Fakulteti Ekonomik);
•Dëshminë për Përvojën e Punës (Trusti pensional);
•Certifikatë për auditor të licencuar;
•Referenca si dhe certifikatat tjera profesionale;
•Letër motivimin;
•Deklaratën nën betim (merret nënshkruhet me rastin e dorëzimit të dokumentacionit);
•Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se tre (3) muaj);
•Kopjen e dokumentit të identifikimit;
•Deklarata nën betim.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Afati dhe mënyra e aplikimit
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me 19.06.2020 deri me datën 18.07.2020.
Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbime me Qytetare, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme