Detajet

Zyrtar/e për Komunikim dhe Asistencë të Projekteve

1 Pozita
Anibar
Industria:
PR, Shkenca Sociale, Menaxhment
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Pejë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
20 June 2021

Përshkrimi

Apliko për punë: Zyrtar/e për Komunikim dhe Asistencë të Projekteve në Pejë

Nëse keni dëshirë të punoni në komunikimin e projekteve si dhe të zhvilloheni edhe më shumë në fushën e menaxhimit të tyre, atëherë mos hezitoni të aplikoni në thirrjen tonë, sepse Anibar (Pejë) është në kërkim të një asistenti/e të projekteve.
Anibar është në kërkim të një personi të motivuar që mund të asistojë në implementimin e projekteve si dhe të jetë bartës i komunikimit të tyre.

Punoni me ne:
Anibar është organizatë e aktivistëve të pasionuar që përpjeken të innkurajojnë të rinjtë të shprehin idetë dhe botëkuptimet e tyre përmes animacionit, e po ashtu edhe përmes formave të ndryshme e diskutimeve të rëndësishme shoqërore që prekin të rinjtë dhe qytetarët e Kosovës. Misioni kryesor i Anibar është thyerja e apatisë shoqërore përmes aktivizmit kulturor, ndërsa kjo synohet përmes tre programeve kryesore: edukimit qytetar, zhvillimit të kulturës dhe prodhimit të filmave.

Kualifikimi:
- Të jetë i/e diplomuar në shkenca sociale apo fusha të ngjashme;
- Të ketë përvojë pune në komunikim dhe në menaxhimin e projekteve;
- Të ketë aftësi të shkëlqyeshme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave;
- Të ketë njohuri në çështjet e kulturës;
- Të ketë njohuri të mira në çështjet e vendimmarrjes në nivel lokal dhe atë kombëtar;
- Të ketë aftësi për punë ekipore;
- Të ketë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Të jetë i/e gatshme të punoj edhe jashtë Pejës, varësisht nga nevoja;
- Të ketë aftësi të shkëlqyeshme kompjuterike.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të komunikojë në baza të rregullta me partnerët dhe grupet tjera në lidhje me projektet;
- Të krijojë buletine informative, komunikata për shtyp dhe lajme për projektet;
- Të mirëmbajë dhe përditësojë uebfaqet dhe kanalet tjera virtuale të projekteve;
- Te krijojë përmbajtje për kanalet virtuale të projektit;
- Të ideojë fushata që promovojnë projektet;
- Të zbatojë strategjitë për komunikim të projekteve; 
- Të përgatis njoftimet ose ndryshimet për donatorët dhe grupet tjera;
- Të ndihmojë koordinatorët dhe menaxherët në realizimin e projekteve;
- Të draftojë raportet e ndryshme si dhe të mbikëqyr materialet e të gjitha llojeve;
- Të ndihmojë në planifikim e takimeve, aktiviteteve e obligimeve tjera që dalin nga projektet;
- Të asistojë në dizejnimin dhe organizimin e ngjarjeve;
- Të dokumentojë të gjitha aktivitetet.

Për të aplikuar për këtë pozitë ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe Letrën e Motivimit në [email protected] ose te plotësoni formën në www.anibar.com.

Thirrja për aplikim është shtyrë dhe vlen deri më 20 qershor 2021. 
Vetëm kandidatët të cilët kanë plotësuar kriteret e sipërpërmendura do të përzgjedhen në listën e ngushtë.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme