Detajet

Zyrtar/e për mbështetje administrative ne promovimin e vlerave natyrore te Ujëvarave e Mirushës

2 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
300-400€ Bruto
Lokacioni:
Klinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
17 July 2020

Përshkrimi

Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve,  Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit më datë 08.07.2020, bën: 

                                       Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Titulli i Vendit te Punës:Zyrtar/e  për mbështetje  administrative ne  promovimin e vlerave natyrore  te Ujëvarave e Mirushës 
Nr.Referencës së vendit të punës:AMMK – 2/ 2020 - MSHV
Tarifa e shërbimit:370 euro (Bruto)
Lloji  kontratës:Marrëveshje për Shërbime të Veçanta - (MSHV)
Kohëzgjatja e kontratës:5 muaj
Njesia: Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës / Drejtoria për Administrimin e Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë
Raporton te:Drejtori i Drejtorisë  për Administrimin e  Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë
Orari i punës:I plotë
Numri i ekzekutuesve:2 ekzekutues
Lokacioni:Mirushë - Klinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.Mbikëqyrë hapësirat përreth Monumentit te Natyrës me Rëndësi të Veçante (MNRV) “Ujëvarat e Mirushës”;
2.Njofton vizitorët për vlerat natyrore (gjeologjike, hidrologjike, gjeomorfologjike etj) për Monumentin e Natyrës me Rëndësi te Veçantë “Ujëvarat e Mirushës”, duke zbatuar detyrat nga programi i punës së DAMNRV-së dhe AMMK-së;
3.Respektimi dhe zbatimi i Ligjit për Mbrojtjes e Natyrës dhe Direktivat e IUCN-së, të UE-së dhe Konventave Ndërkombëtare nga lëmi i mbrojtjes së natyrës dhe ujëvarave;
4.Shoqëron dhe i njofton vizitorët për Monumentin e Natyrës me Rëndësi te Veçantë “Ujëvarat e Mirushës
5.Krijon kushte dhe siguri për vizitorët në Monumentin e Natyrës me Rëndësi te Veçantë “Ujëvarat e Mirushës.
6.Bashkëpunimi me institucionet gjegjëse të Kosovës (Ministrit, Komunat, UP. OJQ.), dhe me qellim te ruajtjes dhe promovimit të Monumentit te Natyrës me Rëndësi te Veçantë “Ujëvarat e Mirushës.
7.Bënë edhe punë tjera sipas nevojës.

Kualifikimi i kërkuar:
-Diplomë Universitare.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:
-Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete brenda dhe jashtë institucionit të nivelit të njëjtë për shkëmbimin e informatave dhe zhvillimin e punës në fushat me interes të përbashkët, dhe ofrimin e këshillave në çështjet e caktuara.
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Outlook);
-Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme përderisa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Vërejtje: Të gjithë aplikantët janë të obliguar që gjatë dorëzimit të dokumentacionit të tyre të bartin maska dhe dorëza si dhe njëkohësisht të respektohet distanca.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit  mirëpret aplikacionet  nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha  komunitetet.
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike nga dita e publikimit në web faqen e MEA-së dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit me 15.07.2020.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e MEA-së, ose mund të tërhiqen nga web faqja e MEA-së në adresën http://mmph.rks-gov.net/ dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes Kati 16 Nr.Zyres 1617 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 32 555.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.




Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme