Detajet

Zyrtar(e) të Lartë Ligjor(e)

1 Pozita
Industria:
Juridik / Ligjore
Lloji i Punës:
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
14 December 2020

Përshkrimi

Konform Nenit 10 të Ligjit Nr. 05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) shpall:

KONKURS
për
një (1) Zyrtar(e) të Lartë Ligjor(e)

Numri i referencës: 06/2020
Informata të Përgjithshme
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (tutje referuar si “FKGK”) është entitet juridik i pavarur i themeluar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) duke garantuar një pjesë të riskut kreditor të institucioneve financiare kredidhënëse.

Përshkrimi i detyrave të punës:
- Përgjegjësi për ofrimin e këshillave ligjore gjithëpërfshirëse, në veçanti këshillimi nga e drejta kontraktuale, kontrolli dhe monitorimi i kontratave për garancione;
- Menaxhon të gjitha çështjet ligjore dhe të pajtueshmërisë me ligjin e aplikueshëm dhe shërben si Zyrtar për Pajtueshmëri në FKGK;
- Siguron këshilla ligjore për çështjet e ngritura nga Bordi i Drejtorëve, Drejtori Menaxhues dhe stafi i FKGK-së. Këshillon marrëveshjet e garancisë me Institucionet Financiare të Regjistruara (IFR), partneritetet e jashtme me sektorin privat, përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi;
- Koordinon draftimin dhe/ose rishikimin e akteve nën ligjore siç janë politikat dhe procedurat e brendshme të FKGK-së në përputhje me ligjin për FKGK-në dhe legjislacionin tjetër në fuqi;
- Shqyrton, ndikimin e mundshëm në FKGK, të propozimeve të reja ligjore dhe politike dhe ofron këshilla ligjore te organet qeverisëse të FKGK-së;
- Shqyrton aspektin ligjor të kontratave, marrëveshjeve dhe dokumenteve përkatëse që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet FKGK-së, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Institucionet e Regjistruara Financiare dhe palëve tjera relevante;
- Koordinon hartimin dhe rishikimin e kontratave për shërbime dhe produkte që do t'i ofrohen FKGK së para se të hyjnë në kontrata të tilla; trajton çështjet që dalin nga performanca / dështimi i këtyre kontratave;
- Siguron mbështetje ligjore për rishikimin dhe vlefshmërinë e kërkesave të pagesës kundër garancive;
- Mbështetë FKGK-në në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale në bashkëpunim me menaxhmentin e FKGK-së dhe me burime të tjera ligjore të angazhuara nga FKGK;
- Bazuar në propozimin e Drejtorit Menaxhues dhe nëse autorizohet nga Bordi i Drejtorëve të FKGK-së, shërben si Sekretar i Bordit të Drejtorëve të FKGK-së dhe siguron mbështetjen e nevojshme administrative për performancën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve dhe Komiteteve të Bordit të Drejtorëve, duke përfshirë përgatitjen e procesverbaleve, vendimeve dhe dokumenteve të tjera para, gjatë dhe pas takimeve të Bordit të Drejtorëve ose të Komiteteve;
- Ofron këshilla profesionale ligjore për Drejtorin Menaxhues dhe Bordin e Drejtorëve për të siguruar përputhshmërinë me Ligjin e FKGK-së, Statutin e FKGK-së dhe Politikat e Brendshme, si dhe me ligjet në fuqi në Kosovë;
- Kryen detyra tjera të lidhura me pozitën siç mund të kërkohet nga Drejtori Menaxhues dhe Bordi i Drejtorëve të FKGK-së;

Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë universitare në juridik (kandidatët me master në të drejtën komerciale/financiare kanë përparësi);
- Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në fusha relevante (kandidatët me eksperiencë të mëparshme në sektorin financiar, ligjin komercial ose korporativ ose në përfaqësim para gjyqësorit, gjykatave, gjykatave të arbitrazhit etj., do të kenë përparësi);
- Shkathtësi për të folur dhe shkruajtur rrjedhshëm gjuhën angleze;
- Aftësi të mira ndër-personale dhe punë ekipore;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të kryejë detyrat me mbikëqyrje minimale;

Procedura e Aplikimit:
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV dhe Letër Motivuese në gjuhën Shqipe ose Serbe ose Angleze;
- Diplomat, Certifikatat dhe dokumentet tjera relevante;
- Tri (3) referenca me shkrim, ose në mungesë të tyre një listë me emrat e 3 mbikëqyrësve ose bashkëpunëtorëve të mëparshëm profesional që mund të kontaktohen nga FKGK;

Të gjitha aplikacionet do të pranohen vetëm përmes postës elektronike [email protected] Në subjektin e emailit të shënohet “Emri dhe Mbiemri Aplikim për Zyrtar(e) të Lartë Ligjor(e) në FKGK”
Konkursi është i hapur deri me datën 14.12.2020, ora 16:30.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe banorët me qëndrim të përhershëm në Kosovë.

Procesi i përzgjedhjes:
Pas pranimit të të gjitha aplikacioneve të dorëzuara brenda afatit të përcaktuar më lartë, FKGK do të përgatisë listën e ngushtë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen nga FKGK.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë në FKGK. Intervista zhvillohet në formë verbale.
FKGK rezervon të drejtën që të zhvillojë edhe një cikël të dytë të intervistave me kandidatë të caktuar që janë intervistuar në ciklin e parë, nëse e konsideron të nevojshme. Cikli i dytë i intervistave mund të përfshijë edhe një pjesë me shkrim.
Në të dy nivelet intervista do të jenë në funksion të testimit të kandidatin në këto aspekte:
- Vlerësim i motivit për punë;
- Vlerësim i shkathtësive teknike lidhur me profesionin, duke përfshirë aftësitë e hartimit ligjor;
- Vlerësim i aftësive për të gjykuar, krijim të opinionit dhe mbrojtjen e opinionit me argumente valide dhe të ligjshme;
- Vlerësimi i aftësive të komunikimit dhe gatishmëria për punë ekipore;
- Aftësia për tu ballafaquar me situata konfliktuoze dhe qasja në zgjidhjen e situatave të tilla;

Çështje administrative:
- Kontrata e punës është për periudhë një (1) vjeçare, me mundësi vazhdimi;
- Paga e ofruar nga FKGK është konkurruese dhe atraktive, me mundësi të avancimit varësisht nga performanca në punë;
*Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim përkatësie etnike, racore, fetare, gjinore, të moshës, statusit martesor, apo për çfarëdo lloj diskriminimi mbi bazën e paraparë me Kushtetutë apo ligje Kombëtare dhe Ndërkombëtare të pranuara në Kosovë.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme