3 Këshilla nga miliarderët për të mposhtur frikën e dështimit

Dështimi është frika më e madhe si në aspaktin jetësor ashtu edhe në atë shoqëror dhe ekonomik për të gjithë ne. Jo çdoherë arrijmë atë që synojmë, përmes mënyrës së thjeshtë. Gjatë realizimit të synimeve tona, ne përballemi me plotë sfida të cilat gati sa nuk na bëjnë të heqim dorë nga ai rrugëtim. Në vazhdim do të ndajmë disa këshilla nga njerëzit më me influencë në botë ku edhe ata janë përballur dikur me frikën e dështimit, por ja si e kanë menaxhuar ata.

Richard Branson

Miliarderi Richard Branson, i cili ka shumë biznese botërisht të njohura, me qarkullimin maksimal, thotë se kur e mendoni dështimin, në vend që të përqendroheni në atë se sa i keq mund të jetë një rezultat negativ, ai sygjeron që të përqëndroheni në mësimin e asaj ngjarje, duke e quajtur dështimin "një nga mjetet tona më të mira të të mësuarit”. Në këtë mënyrë mendja juaj do të fokusohet më shumë në arritjen e suksesit afatgjatë dhe kjo do ta rris edhe guximin tuaj për të pranuar sfidat e ardhshme.

Elon Musk

Arritjet e tij janë të panumërta, por prap se prap, Elon Musk është shprehur disa herë se frikësohet nga dështimi. Një nga thëniet e tij më të bujshme është se: “ Dështimi është një mundësi reale. Nëse nuk dështoni, nuk jeni mjaftueshëm inovator”. Prandaj në qoftëse dështimi është vetëm një opsion, atëherë ju duhet të keni kurajo për t’i larguar të gjitha barrierat dhe të vazhdoni tutje për arritjen e qëllimeve dhe zgjedhjen e një opsioni sa më të mirë për ju.

Sara Blakely

Miliarderja e Spanx, Sara Blakely, ka treguar se pikërisht frika nga dështimi e ka bërë atë që sot të jetë një ndër femrat më të suksesshme dhe më të arrira në botë. Shpeshherë frika të sjell edhe benefite. Blakely sygjeron që ky ushtrim i shkurtër me shkrim do të mund t’ju ndihmonte. Ajo ka ndarë historin e saj me babain e saj ku thotë se “Babai më inkurajonte sa herë që diçka nuk shkonte siç e prisja, ose kur ndihesha në siklet nga një situatë, të shkruaja se qfarë ishte gjëja më e mirë nga ajo situatë dhe se çfarë unë mësova prej saj”. Përmes kësaj metode ju do të mund të kuptoni se pas çdo situate fshihet një mësim.

Ajo sygjeron që herën tjetër kur përjetoni ndonjë pengesë, ta merrni një kimik dhe letër dhe të përpiqeni të shkruani të gjitha gjërat pozitive që kanë ardhur nga ajo përvojë negative që keni pasur. Ju thjesht mund ta ushtroni trurin tuaj të mendoj për dështimin dhe më shumë për arsyet motivuese për të vazhduar përpara dhe për të pasur sukses më të madh në të ardhmen.

Cilado nga këshillat e lartëcekura, pa dyshim që do të ju ndihmoj edhe juve që të menjanoni frikën nga dështimi dhe t’i qaseni nga një aspekt më ndryshe realizimit të qëllimeve tuaja.