Këshilltari financiar Jeff Rose flet për rëndësinë e rutinave ditore dhe shprehive të cilat mund të rrisin suksesin e juaj. Ai flet në mënyrë specifike për zakonet e "suksesit", të cilat kur aplikohen ju bëjnë të jeni me të veçantë se të tjerët.

Gjeni në vazhdim disa nga këto zakone të cilat mund të ju bëjnë të suksesshëm në vitin 2021:

1. Paraqitja në kohë, pasi shfaqja vonë tregon egoizëm dhe shkakton stres të panevojshëm

2. Ta mbani fjalën, pasi veprimet flasin më shumë sesa fjalët dhe fjalët janë pjesë e karakterit

3. Të përdorni fjalën "faleminderit" dhe "të lutem", tregon vlerësim dhe mirënjohje

4. Të suksesshmit nuk pushojnë kurrë së mësuari, 88% e njerëzve të pasur i kushtojnë 30 minuta ose më shumë çdo ditë duke mësuar diçka të re apo duke lexuar.

5. Të zgjoheni heret, pothuajse 50% e milionerëve zgjohen të paktën tre orë para se të fillon dita e tyre e punës.

6. Ndihmoni të tjerët që të kenë sukses. Askush nuk e kupton suksesin pa një ekip njerëzish të tjerë që janë të etur për sukses. Mënyra më e mirë për të krijuar ekipin tuaj është që së pari të ofroni ndihmë njerëzve të tjerë që dëshirojnë të jenë të suksesshëm.

7. Jini pozitiv, suksesi afatgjatë është i mundur vetëm kur keni një mendim pozitiv mendor.

8. Mos u dërzoni asnjëherë, kurrë mos hiqni  dorë nga ëndrra e juaj, nëse doni të jeni të suksesshëm në jetë, duhet të këmbëngulni përballë fatkeqësive.