Rregulla në lidhje me përdorimin e telefonit në vendin e punës

Kujt nuk i pëlqejnë të mirat që sjell përdorimi i telefonit? Familja e shoqëria jote mund të ju kontaktojnë në çdo kohë e për çfarëdo arsyje, pa marrë parasysh se ku gjindeni, qoftë edhe në punë. Ndërsa kjo qasje mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme që ju të qëndroni në kontakt me më të dashurit tuaj gjatë ditës, fiksimi në telefon do të ju shpërqëndroj nga puna dhe mund t’i bezdis kolegët tuaj. Duke supozuar se punëdhënësi juaj nuk ka një rregull që ndalon përdorimin e telefonit gjatë orarit të punës, ja disa rregulla të cilat ju sygjerojmë t’i ndiqni

1.Largojeni telefonin

Përdorimi i tepërt i telefonit në punë mund të ndërhyj në produktivitetin tuaj. Edhe nëse punëdhënësi juaj nuk e ndalon përdorimin e tyre, është një ide e mirë që ju vet të kufizoni përdorimin e telefonit. Shmangni vetitë për të mbajtur telefonin mbi tavolinë dhe të kontrolloni atë në mënyrë të vazhdueshme për t’u siguruar që nuk keni ndonjë thirrje të humbur.

2.Ndaleni zërin e ziles

Nëse një anëtar i familjes shpesh duhet të ju kontaktoj gjatë ditës, vendoseni telefonin tuaj në vibrim dhe futeni atë në xhepin tuaj. Në këtë mënyrë ju do ta dini kur do të ju shkruaj apo thërras dikush dhe do të jeni në gjendje t’i përgjigjeni kur të jetë momenti i duhur. Ju nuk do t’i shqetësoni kolegët tuaj sa herë që bie zilja e telefonit dhe menaxheri juaj nuk do të jetë në dijeni se sa thirrje në ditë pranoni. Si opsion tjetër ju poashtu mund të bleni një orë të mençur e cila mund të ju njoftoj për të gjitha thirrjet dhe mesazhet.

3.Përdorni telefonin tuaj vetëm për thirrje të rëndësishme

A duhet të shkruani me nënën, shoqen apo ndonjë të afërm gjatë kohës sa jeni në punë? Ruani t’i bëni këto biseda gjatë kohës që jeni duke u kthyer në shtëpi, apo gjatë kohës së pauzës. Ekzistojnë vetëm disa thirrje të cilat nuk mund të presin.

Nëse thërrasin nga shkolla e fëmijës tuaj për të ju thënë se fëmija juaj është i sëmurë, është në rregull që ju të përgjigjeni në atë qast. Pothuajse çdo menaxher do ta kuptonte një thirrje të tillë kur ka urgjenca familjare. Sidoqoftë nëse shoqja juaj dëshiron të flas për të bërë plane për fundjavë, ato biseda zhvilloni nga shtëpia.

Informoni këdo që ka gjasa të ju thërras qoftë edhe për detaje të vogla, që ju nuk do të keni mundësi të ju përgjigjeni në telefon. Nëse një i afërm i juaji është fejuar, nëna juaj mund të ndaj lajmin e mirë me juve pasi ju të përfundoni orarin e punës.

4.Gjeni një hapësirë private për të realizuar thirrje

Edhe pse realizimi i thirrjeve personale gjatë kohës së pauzës është në rregull, gjeni një vend privat për t’i bërë ato thirrje. Gjeni një hapësirë ku të tjerët-ata që po punojnë nuk do të shqetësohen. Sigurohuni që askush nuk do të mundet të dëgjoj bisedën tuaj, sidomos nëse ju jeni duke diskutuar gjëra personale.

5.Mos merrni celularin tuaj në tualet

Pavarësisht nëse jeni në punë apo kudo tjetër ekziston një rregull thelbësor i etikës së përdorimit të telefonit celular. Është e pasjellshme si për personin me të cilin po bisedoni, ashtu edhe për të tjerët që po përdorin tualetin, lejoni që secili të ketë privatësinë e tyre.

6.Mos shikoni telefonin tuaj gjatë takimeve vetëm nëse…

Përveq që përdorim telefonat për të shkruar dhe për të bërë thirrje, ata tani janë shëndrruar në një mjet thelbësor pune. Duke pasur parasysh këtë, rregulli është si vijon “Mos përdorni telefoni tuaj në takime, përveç nëse është diqka që lidhet me takimin e punës”. Përdorni aplikacionet tuaja sipas nevojës, si psh. për të përditësuar kalendarin tuaj apo për të marrë shënime.

Sidoqoftë, gjatë kohës sa po qëndroni ulur në një takim, mos shkruani, mos shikoni përditësimet në rrjetet sociale, mos postoni statuse apo mos luani lojëra. Mbani shikimin tuaj të fokusuar dhe qëndroni të përfshirë në takim. Duke bërë diçka tjetër, ju do t’i jepni një sinjal menaxherit tuaj se nuk e keni plotësisht mendjen në punë.