Si të kërkoni një rritje rroge

Edhe pse paga juaj e tanishme mund të jetë më se e kënaqshme për ju, në një moment tjetër ju pa dyshim se keni menduar se edhe po të kishit ca para shtesë nuk do ishin problem për t’i shpenzuar apo menaxhuar ato. Biseda të tilla keni pasur shpesh herë apo edhe i keni diskutuar me kolegët e juaj por asnjëherë nuk keni pasur kurajo për t’ia shprehur ato shefit tuaj.

Gjithsesi, në vazhdim gjeni 5 arsye se si ju mund të negoconi lidhur me rritjen e pagës suaj

1.Gjasat që ju mund të keni për të fituat një rritje page

Gjasat janë se ju me të vërtetë mund të dilni nga zyra e shefit me një rritje të pagës. Sipas hulumtimeve të realizuara nga Payscale thuhet se 75% e njerëzve që kërkonin për një rritje rroge kishin aprovim pozitiv: 44% merrnin shumën që kërkonin; 31% merrnin më pak se ajo që kërkonin, por gjithsesi merrnin një rritje rroge. Idealisht punëdhënësi do të duhet të vlerësonte punën tuaj dhe rriste rrogën tuaj duke u nisur nga performanca, talenti dhe puna e mirë por jo domosdoshmërisht realizohet në mënyrë të tillë.

2. Dita e mirë shihet në mëngjes

Sipas një artikulli të publikuar në Forbes, Shannon Kolakowski rekomandon të kërkojmë për një rritje të merituar të pagës, në mëngjes kur shefi ka gjasa që të jetë “më në disponim” se sa gjatë ditës. Kjo mënyrë e mendimi është e bazuar në një studim të publikuar në Psychological Science që thotë se disponimi i shefit tuaj në mëngjes mund të jetë në dobin e juaj në raport me diskutime të tilla pasdite apo në fund të orarit kur edhe tensioni në punë rritet vazhdimisht me stresin gjatë punës

3.Ofro një propozim të përafërt

Në shumicën e diskutimeve mbi taktikat e negocimit, rekomandohet kundër propozimit të një shume plus/minus pasi që konsiderohet se gjithmonë mund të merret për bazë propozimi më i ulët. Gjithësesi, në këtë rast propozohet e kundërta pasi që sipas Columbia University dhe diskutimeve nga Quartz sygjerohet që të ofroni një propozim maksimal dhe minimal ju vet, kundrejt vetëm një numri se sa e dëshironi rrogën.

Kur ju propozoni një shifër të përafërt atëherë dhe shefi do të kuptoj se ku janë pritshmëritë e juaja në raport me propozimin kur ju thoni vetëm një numër, propozim i cili mund të merret si kërrcënim dhe të ketë qasje krejt tjeter.

4.Përqendrohuni në arritjet tuaja të punës, jo vetëm në financat tuaja.

Ju mund të kërkoni një ngritje të rrogës sepse shpenzimet e juaja janë rritur apo se dëshironi të kurseni më shumë para, por ky nuk është problem i shefit tuaj. Çështja juaj duhet t'i përmbahet arsyeve të biznesit - kontributet që keni dhënë dhe vlera juaj për punëdhënësin tuaj. Andaj fokusi kryesor i juaji duhet të jetë që të përqëndroheni më shumë në punën tuaj dhe në arritjet që bëni e jo vetëm në financat tuaja.

5.Ne rast se shefi përgjigjet me “NDOSHTA” ose “jO”

Nëse shefi juaj nuk iu jep përgjigje pozitive menjëherë dhe thotë se do ta mendojë, është lajm I mirë! Në qoftëse përgjigja është "ndoshta", sigurohuni që të jeni të qartë se cilat janë hapat e ardhshëm. Është në rregull të thuash diçka si: "A mund të të pyes përsëri gjatë javës së ardhshme?" Përndryshe, nëse shefi juaj është kryesisht i mirë, ju thjesht mund të thoni, "Faleminderit! E vleresoj."

Në qoftëse përgjigjja është “JO” atëherë kjo është një mundësi e përsosur për të pyetur: “A mund të më thuash se çfarë mendon se do të duhej të bëjë që të fitoj një ngritje të pagës? Një shef I mirë duhet të jetë në gjendje t'iu shpjegoj se çfarë duhet të bëni për të fituar më shumë. Pastaj mund të vlerësoni nëse jeni të aftë dhe të gatshëm të ndiqni rrugën që përcakton shefi juaj.

Në qoftëse shefi juaj nuk është në gjendje t'iu japë specifikat se si mund të fitoni një rritje page në të ardhmen, ky është një sinjal për ju që nëse doni më shumë para sesa sa ofron kompania, atëherë filloni të kërkoni një punë tjetër e cila do të mund t’iu plotësonte kërkesat tuaja.