Company Overview

TSTS GROUP

3 jobs

Categories:

Email

Phone Number

0696075888

Website

WWW.TSTSGROUP

Photo Gallery

Our Company

Në vitin 2010, u inaugurua Shoqëria TSTS Group. Në bashkëpunim me partnerët Europian, kjo kompani është angazhuar në ofrimin e konsulencës në lidhje me, normat e sigurisë në ambientet e punës, vlerësimin e rrezikut për ndërmarrjet e ndryshme dhe parandalimin e incidenteve sipas llojit të aktivitetit që ushtrohet.

Që në vitet e para të krijimit, Shoqëria TSTS është angazhuar në projekte serioze nga grupe të rëndësishme industriale, falë profesionalizimit të stafit teknik që zotëron, vendas dhe i huaj, i cili ka ditur t’i përgjigjet me korrektësi kërkesave specifike të tregut, duke ofruar një shërbim të kompletuar dhe cilësor në tregun shqiptar.

Shoqëria TSTS, është e njohur nga Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Ministrisë së Punës, Ministrisë së Brendshme, referuar Licensës së lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licensimit në Ministrinë e Ekonomisë

Një nga aktivitetet kryesore në shërbimet që ofrohen nga Grupi TSTS, i njohur nga Qeveria shqiptare, është dhe formimi profesional në kushte bashkëkohore, me anë të faciliteteve dhe pajisjeve moderne që krijojnë simulimin real të situatave që mund të paraqiten në vendin e punës gjatë ushtrimit të detyrës. Për këtë aktivitet Grupi TSTS, ka investuar në ndërtimin e ambienteve dhe instalimin e pajisjeve elektronike (simulators), me të njëjtat standarde që sot gjenden në vendet e zhvilluara të BE-së.

Partnershipi i krijuar ndër vite nga Grupi TSTS, me kompani si: "GNV", "COSTA Crociere", ESA Group - Genova", "SELECTION", "Transas Group", "Split Shipping Management", "Tema Safety and Training", "CERONAV", "CREWING24", "MAG Corporate", "BOWLINE Defence", do të kontribuojë gjithashtu për zhvillimin në vend, të aktiviteteve që lidhen me menaxhimin cilësor të shërbimeve portuale, veçanërisht në sektorin e industrisë off-shore, së fundmi i përhapur dhe në territorin shqiptar. Eksperienca shumëvjeçare e partnerëve tanë, e certifikuar me standardet më të larta të Komunitetit Europian, ISO 9001/2008, do të jetë në dispozicion të klientelës shqiptare e cila tashmë ka drejtuar shikimin e saj në përmbushjen e kërkesave të tregut europian

Misioni ynë është që së bashku me partneret tanë, të krijojmë standarde europiane në shërbimet që ofrojmë dhe t’i përgjigjemi klientelës me profesionalizëm dhe cilësi.

Kompania TSTS Group eshte lider ne punesimet dhe trajnimet detare .

Rreth Kompanisë

Since2010
team size1-10

Similar Companies

Available Job Positions

Hurry up! You can be part of our team!