3D Artist – Architectural Visualizer
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja e modelit për Renderim ;
- Postproduction dhe layout design për prezentim;
- Bashkëpunon me ekipet arkitektonike dhe të projektimit për të planifikuar dhe renderuar projektet e ndërtimit;
- Siguron që të gjitha idetë e prezentuara janë të përfaqësuara sa më saktë dhe tërheqëse;
- Ndihmon me fazën e planifikimit;
- Punon me mjete dhe programe standarde të dizajnit të industries;
- Hulumton trendet më të reja të tregut;
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë Bachelor/Master në fushën e Arkitekturës;
- Përvojë pune min. 2 vite në fushën relevante;
- Aftësi profesionale në: 3ds Max, Vray/Corona, Lumion , Photoshop, Archicad dhe In design;
- Shkathtësi kreative dhe teknike;
- Gatishmëri për të përfunduar detyra komplekse;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Aftësi për të menaxhuar ngarkesën e punës dhe për të përmbushur detyrat në kohë;
- Aftësi të mira organizative për t’i dhënë përparësi disa detyrave dhe projekteve të përshtatshme;
Cfarë mund të ju ofrojmë ne:
- Pagë konkuruese;
- Punë me Mac OS / Windows;
- Sigurim shëndetësor të mbuluar nga kompania;
- Trajnime për zhvillim profesional;
- Mundësi për avancim në karrierë;
- Orar fiks (E hënë-premte, 08:00-17:00) përfshirë pauza;
Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe portfolion në e-mail adresën: [email protected]
Tek “Subject” duhet të shkruani pozitën dhe emrin: 3D Artist_Emri/Mbiemri;
Pas shqyrtimit të aplikacioneve do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojne kushtet e lartëpërmendura.