Details

Anëtar në Këshillin Prokurorial të Kosovës

1 jobs
Industry:
Public Office
Job type:
Full Time
Salary:
Unspecified
Location:
Prishtinë
Study:
Graduate
Career:
Senior (>5 years)
Language:
Albanian
Driver license:

Deadline:
27 June 2020

Description

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

KONKURS
Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Në pajtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

1 (një) anëtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile.

I.Kandidati për anëtar në Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duhet t'i plotësojë këto kushte:
1.Të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Kosovës;
2.Të ketë përgatitje të lartë profesionale nga fusha e drejtësisë;
3.Të ketë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut;
4.Të ketë përvojë pune në çështjet ligjore së paku 5 (pesë) vjet;
5.Të ketë përkrahjen e së paku 5 (pesë) organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë;
6.Të mos jetë i dënuar për vepër penale.

II.  Shoqëria civile duhet t’i bashkëngjisë listës së kandidatëve të nominuar për anëtar edhe dokumentet, të cilat vërtetojnë se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura në këtë shpallje publike.
III.  Kuvendi i Kosovës inkurajon shoqërinë civile, që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtar të KPK-së, të marrë parasysh përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara të barazisë gjinore.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
-Autobiografia  (Curriculum vitae);
-Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
-Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
-Dëshmia për përvojën e punës;
-Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  09.06.2020,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Aplikacionet mund të merren në këto vende:
-Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
-Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe  (0) 44 567 - 041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Gallery

About company

Since2008
team size251-500

Benefits

  • -

Similar jobs