Details

Anëtarë të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media

2 jobs
Industry:
Public Office
Job type:
Full Time
Salary:
Unspecified
Location:
Prishtinë
Study:
Graduate
Career:
Senior (>5 years)
Language:
Albanian
Driver license:

Deadline:
27 June 2020

Description

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:
 
K O N K U R S

Për zgjedhjen e 2 (dy)  anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media

Përgjegjësitë dhe kompetencat

Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së, që drejtpërdrejt i nënshtrohen vendimit,  sa i përket:
-Dhënies, refuzimit, mosripërtëritjes ose revokimit të lejes transmetuese;
-Vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;
-Shqiptimit të sanksioneve dhe çështjeve tjera të ngjashme, që mbështeten në aktet nënligjore;
-Bordi i Ankesave mund të mbështesë, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës.

Kandidatët për anëtarë të Bordit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

-Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të kenë vendbanim të përhershëm në Kosovë;
-Të kenë së paku diplomë universiteti në fushën e drejtësisë;
-Të kenë provimin e dhënë të judikaturës;
-Të kenë minimum 5 (pesë) vjet përvojë profesionale në fushën e avokaturës, çështjeve gjyqësore, ligjit administrativ, rregullimin e mediave apo politikën rregullative;
-Të jenë figura eminente, me karakter dhe moral të lartë, paanshmëri e integritet,    përkushtim të dëshmuar të administrimit të duhur të drejtësisë;
-Të mos kenë pengesa në kuptim të  nenit 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.

Kandidatët të plotësojnë dhe nënshkruajnë vetë-deklaratën, që i përmbushin të gjitha kriteret e pranueshmërisë në nenin 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media. Deklarata mund të shkarkohet këtu.

Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat 3 (tre) vjeçar dhe mund të rizgjedhen vetëm edhe për një mandat tjetër.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
-Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
-Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
-Letra motivuese;
-Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
-Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);
-Deklaratën e plotësuar dhe të nënshkruar;
-Certifikatën që kandidati nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 6 muaj).

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  09.06.2020,në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);
 
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
-Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
-Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe  (0) 44 567 - 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.




Gallery

About company

Since2008
team size251-500

Benefits

  • -

Similar jobs