Details

Anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

7 jobs
Industry:
Public Office
Job type:
Full Time
Salary:
Unspecified
Location:
Prishtinë
Study:
Graduate
Career:
Senior (>5 years)
Language:
Albanian
Driver license:

Deadline:
14 June 2020

Description

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të nenit 10, paragrafi 2 të Ligjit nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e 7 (shtatë ) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, prej tyre së paku dy (2) anëtar duhet te jenë nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë dhe së paku dy (2) anëtar duhet te jenë të gjinisë femërore

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Këshilli) është organ i pavarur që i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i cili vendos për  ankesat e nëpunësve, si dhe siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil.
 
Përbërja e Këshillit

Këshilli përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve që zgjedhën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Prej tyre, së paku dy (2) anëtar zgjedhën nga komunitetet joshqiptare dhe së paku dy (2) anëtar duhet të jenë të gjinisë femërore.

Funksionet e Këshillit :

-Mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil;
-Shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civil dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil;
-Mbikëqyrë procedurën e përzgjedhjes dhe vendos nëse emërimet e nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues, janë zhvilluar në pajtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civil;
-Monitoron institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civil, lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civilë.

Kandidati që aplikon për tu zgjedhur anëtar i Këshillit duhet të ketë kualifikimet dhe të plotësojë kriteret në vijim:

-Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
-Të ketë diplomë të fakultetit juridik të vlefshme sipas ligjit në fuqi;
-Të ketë së paku dhjetë (10) vite përvojë pune profesionale, prej të cilave së paku pesë (5) vite përvojë pune në shërbimin civil;
-Të ketë të kryer provimin e jurisprudencës;
-Të jetë njohës mirë i legjislacionit në fuqi;
-Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
-Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil me vendim përfundimtar.

Mandati i anëtarëve të Këshillit

-Anëtarët e Këshillit zgjedhën për mandat shtatë (7) vjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes për mandat tjetër.
-Anëtari i Këshillit nuk ka të drejtë që gjatë mandatit të tij të ushtrojë ndonjë funksion tjetër shtetëror, të jetë anëtar i partisë politike apo të marr pjesë në aktivitete politike.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

-Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
-Letra motivuese;
-Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
-Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
-Dëshmia për përvojën e punës;
-Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale;
 
PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  14.06.2020,  në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);
 
Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe  (0) 44 567 - 041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.





Gallery

About company

Since2008
team size251-500

Benefits

  • -

Similar jobs