Details

Asistent logjistik dhe administrativ

1 jobs
Industry:
Sales
Job type:
Full Time
Salary:
Unspecified
Location:
Prizren
Study:
Career:
Junior (<2 years)
Language:
Albanian
Driver license:

Deadline:
31 July 2025

Description

KONKURS PUNE
Pozita: Asistent logjistik dhe administrativ
Kompania: Benny N Sport AB SHPK
Vendi i punës: Prizren

Përshkrimi i Pozitës:
Po kërkojmë një person energjik dhe të organizuar që të bashkohet me ekipin tonë në një rol dinamik administrativ dhe mbështetës për shitjet, operacionet dhe inventarin e Kompanisë. Në këtë pozicion, do të keni një rol kyç në organizimin e përditshëm të zyrës, komunikimin me klientët dhe furnitorët, si dhe në koordinimin e aktiviteteve që mbështesin rritjen e shitjeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Përpunimi i porosive të klientëve me shumicë dhe pakicë përmes sistemit Pro-Data
  • Lëshimi i fatura-ve, pro-faturave dhe dokumenteve të transportit
  • Kontrollimi i saktësisë së të dhënave në sistem (çmime, stoqe, klientë)
  • Komunikimi me klientët për konfirmim porosish, dërgesa dhe pagesa
  • Ndjekja e pagesave dhe përgatitja e raporteve për shitjet ditore/javore/mujore
  • Bashkëpunim me magazinën për lëvizjet e mallrave dhe inventarizime
  • Asistimi në përgatitjen e dokumentacionit për furnizuesit ndërkombëtarë (nëse ka)
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit fizik dhe elektronik

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Përvojë e mëparshme në administratë ose shitje – së paku 1 vit
  • Njohuri shumë të mira të programit Pro-Data – kusht
  • Aftësi të mira organizative dhe precizitet në punë
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese me ekipin
  • Njohja bazike e gjuhës angleze (për dokumentacion ose komunikim me furnizues)
  • Aftësi për të punuar në ambiente dinamike dhe me afate kohore
  • Shkathtësi në përdorimin e programeve MS Office (Word, Excel, Outlook)

Orari i Punës:
Orar i plotë (Full-time), nga ora [09:00-17:00] nga e hëna në të premte.

Ofrojmë:
  • Pagë konkurruese dhe të rregullt
  • Ambient pune profesional dhe ekip miqësor
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi profesional
  • Trajnime të vazhdueshme në sistemin Pro-Data dhe produktet tona

Si të Aplikoni:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën elektronike: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 31.07.2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.


Gallery