Details

Asistente administrative

1 jobs
Job type:
Full Time
Salary:
Unspecified
Location:
Study:
Graduate
Career:
Mid level (2-5 years)
Language:
Driver license:

Deadline:
15 June 2020

Description

Në mbështetje të Ligjit të Punës të Kosovës (Ligji nr.03/L-212), Statutit të Sport Marketing sh.a. nenit 28 pika 1 dhe 2, Ndrmarrja Publike Lokale “Sport&Marketing”

Shpall
KONKURS


Përshkrimi i vendit të punës:

-ofron mbështetje të shumëllojshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimin dhe kopjimin e dokumenteve si dhe pritjen e palëve për Kryeshefin Ekzekutiv;
-përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet agjendat dhe e-mailet sipas kërkesës dhe rekomandimeve të Kryeshefit;
-pranon dhe shpërndan korrespondencën e cila i drejtohet zyrës së Kryeshefit si dhe kujdeset për mirëmbajtjen e saj;
-ruan dhe mirëmban kopjet elektronike dhe fizike të dokumenteve të ndryshme, dosjeve dhe të dhënave tjera me qëllim të dokumentimit të aktiviteteve të Kryeshefit;
-mban kontakte në emër të Kryeshefit me punonjësit e institucionit, zyrtarët e lartë, dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
-menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera të Kryeshefit si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
-kujdeset për sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për shpenzimet e zyrës së Kryeshefit dhe plotësimin e raporteve të shpenzimeve si dhe të jetë e furnizuar me materiale dhe pajisje, inventar të nevojshëm;
-kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Përgjegjësia: i përgjigjet për punën e tij/saj: Kryeshefit Ekzekutiv.

Kushtet e veçanta:
-Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
-njohuri të gjuhes angleze.

Konkursi është i hapur 15 ditë prej ditës së shpalljes.

Aplikimi bëhet përmes email: [email protected]
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Ndërmarrja Publike Lokale “Sport&Marketing” ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.

Gallery

About company

Since2000

Similar jobs