Details

Asistent/e i/e Shitjes (Albi Mall, Central Park)

6 jobs
Industry:
Administrative / Logistics, Sales
Job type:
Full Time
Salary:
Unspecified
Location:
Prishtinë
Study:
Qualified
Career:
Mid level (2-5 years)
Language:
Albanian
Driver license:

Deadline:
30 November 2025

Description

Profili i Grupit BALFIN : Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Flying Tiger Copenhagen është një kompani ndërkombëtare me bazë në Danimarkë, e specializuar në shitjen me pakicë të produkteve kreative, funksionale dhe të përballueshme për shtëpinë, zyrën dhe dhuratat. Me një qasje unike dhe plot gjallëri në dizajn dhe marketing, Flying Tiger ofron një përvojë argëtuese dhe të veçantë blerjeje në dyqanet e saj në mbarë botën. Kompania është në zgjerim të shpejtë dhe synon të rrisë praninë e saj në rajonin e Ballkanit.

Pozicioni i punës: Asistent/e i/e Shitjes
Departamenti: Retail
Vendndodhja: Albi Mall, Central Park

QËLLIMI PUNËS
Të garantojë funksionimin dhe konceptet e paraqitjes vizuale për të arritur shitjet e dyqanit dhe përvojën e klientit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Menaxhon arkën dhe transaksionet me klientët në mënyrë efektive dhe të saktë sipas kërkesës.
  • Ofron përvojë klienti sipas mënyrës së shërbimit të klientit të Flying Tiger Copenhagen.
  • Punon në mënyrë aktive për të siguruar që dyqani të jetë gjithmonë i pastër, i furnizuar mirë dhe në përputhje me konceptin.
  • Zbaton konceptin e Flying Tiger Copenhagen mbi modelin komercial dhe operacional, duke ndjekur manualet dhe udhëzimet.
  • Siguron procesin e pranimit të produkteve në mënyrë të qetë dhe efikase, si dhe organizimin e saktë të stokut.
  • Rimbush dhe sistemon produktet sipas udhëzimeve.
  • Punon me ekipin për të përmirësuar performancën dhe treguesit kryesorë (KPI) të dyqanit.

KUALIFIKIMET
  • Përvojë e mëparshme në opercione.
  • Aftësi të forta në shitje.
  • I orientuar drejt rezultateve dhe i interesuar për shitje.
  • Kuptim i mirë i shërbimit ndaj klientit.
  • Qëndrim pozitiv dhe optimist.
  • Vëmendje ndaj detajeve.
  • Bashkëpunim.

Mënyra e aplikimit*: Ju lutem dërgoni CV-në tuaj në email adresën: [email protected] 
Afati i dorëzimit: 30/11/2025

SHENIM: Ky përshkrim i punës nuk është gjithpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë edhe detyra të tjera në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës/kompanisë.*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gallery