Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:
- Përgjegjës për këshillimin dhe udhëzimin e mysafirëve të hotelit në përzgjedhjen e tretmanëve të masazhës, dhe të bukurisë.
- Përkujdesje për shërbimet e depilimit në mënyrë profesionale
- Përkujdesje për sherbime të 'Manicure' dhe 'Pedicure' në mënyrë profesionale.
- Përkujdesje për trajtime bukurie
- Gjatë të gjitha tretmaneve, aplikuesja duhet te jetë në gjendje që ti dhuroj klientit/klientes një ndjenjë relaksi dhe rehatie duke i përmbushur të gjithat standarded e Swiss Diamond Hotel.
- Përgjegjëse për mirëmbajtjen e ambientit të SPA & Wellness
- Përgjegjës për mbajtjen e higjienës së plotë, pastërtisë dhe rregullit, sipas kritereve dhe standardeve të përcaktuara nga drejtoria në hapësirat e SPA & Wellness
Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:
- Arsimi i lartë profesional dhe çertifikim të estetikes
- Njohuri shumë të mira profesionale në SPA dhe Wellness;
- Shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe i gatshëm për të ndihmuar;
- Shkathtësi të zgjidhë dhe të përballet me probleme në situata praktike;
- Shkathtësi të komunikimit të shkëlqyer në gjuhën angleze apo në ndonjë gjuhë ndërkombëtare;
- Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe i disiplinuar;
- Aftësi vendim-marrëse, vet iniciativë dhe i gatshëm të marr përgjegjësi në punën e tij;
- Aftësi për punë të pavarur, të pastër dhe me përgjegjësi, si dhe qëndrueshmëri të fortë në punë;
- Njohuri për sistemet/programet e zakonshme llogaritëse;
- Njohuri për të strukturuar aktivitetet e punës në mënyrë të qetë dhe të orientuar sipas mysafirit;
- I dëgjueshëm, fleksibil dhe qasje diplomatike ndaj problemeve;
Të gjithë të interesuarat luten qe të dergojnë CV-në e tyre vetem përmes e-mail
[email protected] deri me date 31.07.2021.
Aplikueset të cilat kan njohuri edhe në masazhe do të favorizohen.