Details

Ftesë për Ofertë - Rregullimi i Kopshtit dhe Lodrave te Oborrit

jobs
Industry:
NGO / Volunteering
Job type:
Salary:
Unspecified
Location:
Prishtinë
Study:
Career:
Language:
Albanian
Driver license:

Deadline:
31 July 2021

Description

FTESË PËR OFERTË

OJQ “Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve” ka pranuar një grant nga Save the Children International në Kosovë për zbatimin e projektit, Shërbime rezidenciale për gra dhe fëmijë, viktima të dhunës në familje.
Në kuadër të këtij projekti përfshihet edhe rregullimi i kopshtit dhe lodrave të oborrit

QMGF, fton të gjitha kompanitë e specializuara për punët të cekura si në vijim:
- Vendosja e rrëshqitëses(mosha nga 6 deri 14 vjeç)
- Vendosja e luhatëseve( mosha nga 4 deri në 16 vjeç)
- Si dhe elemente shtesë të cilat e kompletojnë kopshtin me lodra.

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit
- Oferta financiare e nënshkruar
- Çmimet të përllogariten me euro  dhe pa TVSH
- Dëshmi për përvojen e punës
- Në ofertë të përfshihen çmimet për materialin e nevojshëm dhe koston për puën e dorës.
- Plani kohor për përfundimin e punimeve .

Kriteret sipas të cilave do të bëhet vlerësimi:
- Specifikimi i detajuar teknik së bashku me afatet kohore dhe kushtet tjera.
- Pas plotësimit me specifika sipas Ftesës për ofertim, zgjidhet çmimi më i lirë.

Kompanitë e interesuara  janë të mirëseardhura të vizitojnë paraprakisht lokacionin se ku do të kryhen punimet.
Vizitën mund ta bëni çdo ditë pune, nga ora 09:00-12:00, deri më datën 30.07.2021.
Për vizitë, ju lutem lajmërohuni paraprakisht në telefonin +383 44 425 111.
Ofertat mund t’i dërgoni në email adresën:[email protected] dhe [email protected], deri më 31.07.2021

Gallery

About company

Similar jobs