Details

Menaxher i Përvojës së Klientit

1 jobs
Industry:
Kafe / Restaurant / Bistro, Administrative / Logistics
Job type:
Full Time
Salary:
Unspecified
Location:
Prishtinë
Study:
Qualified
Career:
Mid level (2-5 years)
Language:
Albanian
Driver license:

Deadline:
27 November 2025

Description

Shpallje Pune – Menaxher i Përvojës së Klientit
Prince Coffee House Grand – Prishtinë
 
Përmbledhje e Pozitës:
Prince Coffee House po kërkon të punësojë një Menaxher të Përvojës së Klientit në njësinë tonë Grand në Prishtinë. Kjo pozitë është kyçe për të siguruar një shërbim të rregullt, efikas dhe me cilësi të lartë për klientët tanë. Ne kërkojmë një lider praktik, që motivon stafin, ruan standardet më të larta të mikpritjes dhe garanton një ambient tërheqës e profesional në çdo moment.
 
Detyrat Kryesore:
  • Të mirëpresë dhe të angazhohet me klientët, duke u siguruar që ata të ndihen gjithmonë të vlerësuar.
  • Të mbikëqyrë rrjedhën e punës gjatë turnit, pastërtinë dhe cilësinë e shërbimit.
  • Të kontrollojë prezantimin e produkteve dhe ekspozimin e ëmbëlsirave e merchandise sipas standardeve të brandit.
  • Të udhëheqë, motivojë dhe trajnojë stafin për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit dhe shitjeve.
  • Të sigurojë respektimin e procedurave standarde (SOP), higjienës dhe sigurisë ushqimore.
  • Të raportojë te Menaxheri i Njësisë mbi çdo çështje operative dhe feedback të klientëve.

Kërkesat:
  • Përvojë paraprake në menaxhim ose pozita udhëheqëse në sektorin e shërbimit ose mikpritjes.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, menaxhimi ekipi dhe zgjidhjeje të problemeve.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të ruajtur standarde të larta të pastërtisë, shërbimit dhe prezantimit.
  • Aftësi për të inkurajuar shitjet dhe për të trajnuar stafin mbi produktet dhe ofertat.
  • Fleksibilitet për të punuar në turne dhe gjatë ditëve të fundjavës.

Ne ofrojmë:
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje brenda kompanisë.
  • Trajnime të rregullta dhe mbështetje nga menaxhmenti.
  • Ambient pune dinamik dhe sfidues.
  • Paketë konkurruese kompensimi.

Si të aplikoni:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes emailit: [email protected] duke shënuar në subjekt “Menaxher i Përvojës së Klientit – PCH Grand”.

Gallery