Pozita e Punës: Menaxher i Shitjes – ECK
Lokacioni: ECK Showroom / Fushe-Kosove, Vragoli.
Orari i punës: I plotë
Afati për aplikim: 08 Gusht 2025
Përshkrimi i Punës:
ECK, tashmë e pranishme edhe në Kosovë pas shumë viteve suksesi në tregun inovativ të makinave elektrike, është në kërkim të një
Menaxheri të Shitjes dinamik dhe të orientuar drejt rezultateve. Kandidati ideal do të udhëheqë ekipin e shitjes, do të krijojë strategji për rritjen e performancës dhe do të kujdeset për përvojën e klientit në çdo hap të procesit të shitjes.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Udhëheqja dhe motivimi i ekipit të shitjes për të arritur objektivat mujore dhe vjetore.
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive efektive për rritjen e shitjeve.
- Mbikëqyrja e operacioneve ditore në sallonin e shitjes.
- Analiza e tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për rritje.
- Trajnimi dhe zhvillimi profesional i stafit të shitjes.
- Sigurimi i një standardi të lartë të shërbimit ndaj klientit.
- Raportimi i rregullt i performancës tek drejtoria.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Përvojë e dëshmuar në menaxhim të shitjes, preferohet në sektorin automobilistik ose teknologjik.
- Aftësi të forta udhëheqëse, organizative dhe komunikuese.
- Njohuri mbi automjetet elektrike (trajnimi ofrohet nga kompania).
- Aftësi për të analizuar dhe optimizuar proceset e shitjes.
- Aftësi për të punuar në kushte dinamike dhe nën presion.
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
Ofrohet:
- Pagë konkurruese + bonuse mbi performancë.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe mbështetës.
- Trajnime të specializuara nga ekspertë të industrisë.
Apliko tani!
Dërgoni CV-në tuaj në email:
[email protected] ose ne
+355672009823 deri më
8 Gusht 2025.