Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëminë e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 18 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, dhe Lipjan.
Aktualisht Aztech kërkon të rekrutojë:
Menaxher në Marketing
Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Analizon dhe përcakton të gjitha operacionet e marketingut të nevojshme për të përmbushur qëllimet e kompanisë.
· Planifikon buxhetin vjetor dhe koordinon të gjitha proceset e nevojshme.
· Implementon dhe zhvillon strategjitë e marketingut.
· Së bashku me Departamentin e Shitjes planifikon fushatat promocionale dhe përcakton kanalet e komunikimit.
· Mbikëqyrë kampanjat, publikimet dhe aktivitetet e marketingut për kompaninë.
· Raporton në baza të rregullta tek menaxhmenti i kompanisë.
Kualifikimet:
· Duhet të ketë së paku të ketë përfunduar fakultetin Ekonomik (Marketing, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme).
· Së paku 1 (një) vit përvojë pune relevante.
· Ti njoh mirë teknikat dhe metodat hulumtuese të tregut dhe të të dhënave statistikore.
· Njohuri të shkëlqyeshme në mediat sociale si dhe web analitics.
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, i/e organizuar. kreativ dhe qasje pozitive ndaj klientëve.
· Të ketë njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office.
· I/E gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale.
Ne ofrojmë:
· Orar fleksibil të punës.
· Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar.
· Mundësi reale të zhvillimit profesional.
· Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.
· Pagë konkurruese.
Afati për aplikim deri me datë: 05.06.2020.
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore