Details

Mjek (Mjekësi familjare ose Psikiatri)

1 jobs
Industry:
Public Office
Job type:
Full Time
Salary:
Unspecified
Location:
Pejë
Study:
Qualified
Career:
Senior (>5 years)
Language:
Albanian
Driver license:

Deadline:
25 June 2020

Description

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E SHËNDETËSISË / MINISTARSTVA ZDRAVSTVA / MINISTRY OF HEALTH

 

Bazuar në nenin 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Shëndetësisë shpallë Konkurs Publik:



SHPALLJA E KONKURSIT

I. 

Institucioni:                                       Ministria e Shëndetësisë

Titulli i vendit të punës:   Mjek (1) në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Dubravë, me kohë të pa caktuar, orientimi mjekësi familjare ose psikiatri; 

Kategoria funksionale/Paga:           H – 628  -  (628.00 euro)

Raporton te:                                      Udhëheqësi i Njësisë Shëndetësore në Burg

Orari i punës:                                    Orar të plotë (40 orë në javë)

Kohëzgjatja e Kontratës:                 Me kohë të pa caktuar  

Nr. i Referencës:                               MSh-11/05/2020 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.

  1. - Të bashkëpunojë me stafin dhe menaxheret e  institucionit.
  2. - Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e institucionit si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
  3. - Mbikëqyret dhe i raporton Udhëheqësit te Departamentit Shëndetësor te Burgjeve.
  4. - Të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejt për shëndetin e të gjithë pacientëve të tij pa dallim.


  1. Të jetë përgjegjës për kushtet e jetesës për pacientët e tij në aspektin shëndetësor si:
  2. - uji – kualiteti dhe kuantiteti
  3. - ushqimi – kualiteti dhe kaloritë
  4. - higjiena personale dhe kolektive
  5. - shëndeti mental
  6. - ambienti dhe kushtet e jetesës
  7. - respektimi i të drejtave të njeriut
  8. - ruajtja e konfidencialitetit dhe ofrimi i kushteve për trajtim konfidencial.


  1. Të jetë përgjegjës për aplikimin e standardeve optimale shëndetësore si:
  2. - stafin e mjaftueshëm dhe profesional
  3. - barërat adekuate dhe me afat
  4. - shpërndarja e barërave me kohë dhe e rregullt
  5. - mundësimin e vizitave të pacientëve sipas prioriteteve të përcaktuara
  6. - intervenimet me kohë në rastet urgjente
  7. - dërgimet jashtë institucionit për trajtim adekuat kur nuk ka kushte dhe mundësi brenda institucionit
  8. - orarin dhe respektimin e orarit nga punëtorët e tij
  9. - Të jetë përgjegjës i drejtpërdrejtë për furnizimin adekuat dhe me kohë më barëra dhe pajisje tjera mjekësore
  10. - Të jetë mbrojtës, mbikëqyrës dhe reprezentues i denjë i stafit të tij
  11. - Të përgjigjet me profesionalizëm dhe përgjegjësi kërkesave dhe sfidave të reja që i paraqitën si dhe të jetë praktik në punë, po ashtu të marrë përgjegjësin për shpërndarjen adekuate dhe të mjaftueshme të stafit
  12. - Të jetë veçmas në raport të mirë me drejtorinë e institucionit.
  13. - Të ketë nën mbikëqyrje ne aspektin profesional dhe higjienike sanitare të gjitha pjesët përbërëse të institucionit.

 

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Mjekësi të Përgjithshme.

 

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

- Licenca e punës;
- E preferueshme përvoja profesionale dhe specializimet.
- Te ketë aftësi menaxhuese dhe komunikuese.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Data e publikimit dhe mbylljes së konkursit: nga 20.05.2020 deri 03.06.2020

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.


Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.



Gallery

About company

Since2008

Benefits

  • -

Similar jobs