Details

PËRGJEGJËS PËR FURNIZIM ME QUMËSHT

1 jobs
Industry:
Administrative / Logistics, Transportation / Distribution
Job type:
Full Time
Salary:
Unspecified
Location:
Study:
Qualified
Career:
Mid level (2-5 years)
Language:
Albanian
Driver license:

Description

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në fabrikën e djathit “Rugove” Sh.P.K. në Drelaj, Pejë. Pozita e hapur është:

PËRGJEGJËS PËR FURNIZIM ME QUMËSHT

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore janë:

- Negocion për kontrata me furnitorë dhe klient ekzistues dhe të rinj.
- Koordinon dhe mbikëqyr procesin e mbledhjes së qumështit përmes programeve të logjistikës.
- Organizon punët ditore për punëtorët nën menaxhimin e tij.
- Viziton furnitorët sipas planit apo nevojës.
- Përpilon raporte periodike për kryerjen e punëve të tij tek menaxhmenti.

Kualifikimet dhe kërkesat:

- Fakulteti i bujqësisë, posaçërisht, fakulteti i mjekësisë veterinare, do të konsiderohet përparësi.
- Preferohet të ketë përvojë pune në industrinë e qumështit.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

-Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
-Ambient profesional dhe motivues.
-Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
-Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.

Si të aplikohet:
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 12 dhjetor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Gallery