Details

Shitës/e, Mirembajtes/e, Depoist/e, Serviser/e

4 jobs
at Këneta
Industry:
Sales
Job type:
Full Time
Salary:
Unspecified
Location:
Prishtinë
Study:
Career:
Junior (<2 years)
Language:
Albanian
Driver license:

Deadline:
12 September 2024

Description

Pozitat: Shitës/e; Mirembajtes/e; Depoist/e; Serviser/e

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Shitësit/es:
- Këshillimi i klientëve për produktet dhe shërbimet që ofron dyqani.
- Ndihma në zgjedhjen e produkteve dhe ofrimi i informacionit të detajuar për secilin produkt.
- Organizimi dhe rregullimi i produkteve në raftet e dyqanit për të siguruar që janë të prezantuara në mënyrë tërheqëse dhe të qartë.
- Mbajtja e pastërtisë dhe rendit në hapësirat e dyqanit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Mirëmbajtësit/es:
- Mirëmbajtja e hapësirave të dyqanit.
- Organizimi dhe rimbushja e materialeve të pastrimit dhe tualetit.
- Përgjigjja ndaj kërkesave të personelit dhe vizitorëve për ndihmë në pastrim ose mirëmbajtje.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Depoistit/es:
- Pranimi i mallrave dhe produkteve nga furnitorët.
- Kontrolli i sasisë dhe cilësisë së mallrave të pranuara sipas dokumentacionit të porosisë.
- Rregullimi dhe organizimi i mallrave në depo sipas kategorive dhe standardeve të kompanisë.
- Përgatitja e porosive për dërgesë sipas kërkesave të klientëve ose degëve të tjera të kompanisë.
- Bashkëpunimi me kolegët dhe departamentet e tjera për të siguruar një rrjedhë të qetë të mallrave dhe informacionit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Serviserit/es:
- Identifikimi dhe diagnostifikimi i defekteve dhe problemeve në pajisje dhe makineri.
- Kryerja e riparimeve të nevojshme për të rikthyer funksionimin e pajisjeve dhe makinerive.
- Këshillimi i klientëve mbi përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të tyre.
- Mbajtja e dokumentacionit të saktë për të gjitha punimet e kryera, përfshirë diagnostifikimet, riparimet dhe mirëmbajtjet.

Aftësitë dhe Kualifikimet:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndihmuar kolegët.
- Qasje pozitive dhe energji e lartë në punë.
- Aftësi për të mbajtur një qëndrim profesional dhe për të menaxhuar situata sfiduese.
- Përvoja e mëparshme në këto pozita ose në pozita të ngjashme është përparësi.

Çfarë ofrojmë:
- Paga konkurruese;
- Sigurim aksidental;.
- Shujtën ditore;
- Ambient të mirë pune.

Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV në [email protected] ose të telefonojnë numrin 044 212 816.

Gallery