Details

Zyrtar i personelit në QKMF

1 jobs
Industry:
Public Office
Job type:
Full Time
Salary:
Unspecified
Location:
Malishevë
Study:
Graduate
Career:
Senior (>5 years)
Language:
Albanian
Driver license:

Deadline:
02 July 2020

Description

REPUBLIKE E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA
QEVERIA E KOSOVES / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

KUVENDI KOMUNAL -  MALISHEVË
Drejtori i QKMF-së "Dr. Shpëtim Robaj" në Malishevë, në bazë të rekomandimit nr: 07/64 të dt:28.05.2020 të Drejtorisë për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Malishevë, drejtori i QKMF-së në bazë të nenit 8 të ligjit të punës nr. 03/L-212 si dhe nenit 4 të udhëzimit administrativ nr. 07/2017, për rregullimin e procedurave për konkurs në sektorin publik. Për plotësimin e vendit të punës publikon këtë:


KONKURS PUBLIK
Për pranimin e një punëtori

I. TITULLI I VENDIT TË PUNËS - ZYRTAR I PERSONELIT NË QKMF NË MALISHEVË NJË (1) POZITË.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Punët dhe detyrat e punës të kryhen në bazë të përshkrimit të detyrave të punës së zyrtarit të Personelit të paraparë sipas Rregullores mbi Sistematizimin dhe Rregullimin e Brendshëm si dhe përshkrimet tjera nga lëmia përkatëse sipas urdhrit të shefit dhe drejtorit.
1. Përgatit draftin fillestar të planeve të personelit të autoriteteve të punësimit.
2. Këshillon dhe udhëzon menaxherët e autoritetit të punësimit se si të përkufizojnë kërkesat e tyre për punëtorë dhe përgatitë përshkrimin e punës.
3. Përgatit njoftimet për rekrutim.
4. Këshillon dhe udhëzon menaxherët drejtues në të gjitha aspektet e menaxhimit të personelit etj.

Kushtet e veçanta të konkursit:
- Fakultetin Juridik (Jurist i Diplomuar - Bachelor 240 pike- ECTS).
- Koeficienti 7.2 H. 30.
- Përvojë pune juridike tri (3) vite dhe njohuri të programeve kompjuterike (Microsoft Office-Word, Exel etj.)
- Kushtet e përgjithshme: Çertifikatën e lindjes. Çertifikatën që nuk është nën hetime ose i dënuar. Çertifikatën e mjekut për punë. Letërnjoftimin e fotokopjuar.
- Kohëzgjatja e kontratës: në kohë të pa caktuar  (pas periudhës provuese tremujore). Orët javore të punës (40 orë në javë).

Aplikacioni i konkursit merret në zyrën e personelit në katin e tretë në QKMF, po ashtu dhe dokumentet e kompletuara dorëzohen në këtë zyre. Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dt: 29.05.2020 deri më dt: 12.06.2020. Aplikacionet e arritura pas afatit nuk pranohen. 
Aplikacionet me dokumente të pa kompletuara nuk shqyrtohen. 

Konkursi është i shpallur në gazetën Epoka e Re dhe në Ueb faqen e komunës së Malishevës.


Gallery

About company

Since2008
team size251-500

Benefits

  • -

Similar jobs